Faqja 18 nga 23 I pariI pari ... 81617181920 ... E funditE fundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 226

Tema: Botimet mė tė reja ne tregun shqipėtar.

  1. #1
    Sacerdos Avatari i Don Alberti
    Antarėsuar
    Dec 2006
    Vėndndodhja
    Prishtine
    Mosha
    34
    Postime
    5,548

    Gabim Botimet mė tė reja ne tregun shqipėtar.

    Libra tė rinj


    1.Titulli: Pėrmbledhje e Doktrinės Shoqėrore tė Kishės
    Shtėpia Botuese: Libreria Editrice Vaticana
    Arqipeshkevia Shkoder – Pult
    Viti i botimit: 2006
    Ēmimi: 800 lek (i shoqeruar me encikliken Pacem in terris – Paqe ne toke)


    2. Titulli: Pėrse jeta ėshtė e mrekullueshme
    Autori: Giovanni Martinetti
    Shtėpia botuese: YLBER
    Perktheu nga origjinali: Ferdinand Leka
    Viti i botimit: 2006
    Ēmimi: 800 lek



    3. Titulli: Botėkuptimi i Dostojevskit
    Autori: Nikollaj Berdjajev
    Shtėpia Botuese: LOGOS
    Perktheu nga originali rusisht: Ferdinand Leka, Arjan Shkurti
    Viti i botimit: 2006

  2. #171
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,614

    Gabim


    “EUROPA DHE SHQIPTARĖT”, njė libėr politiko-filozofik‏



    Politika aktuale dhe alternativa e re



    Nga Alban DACI

    www.albandaci.blogspot.com

    Aktualisht politika shqiptare, edhe pse nė versionin e mbylljes nė strofkėn e saj, ėshtė pėrfshirė nė njė mekanizėm tė pandalshėm tsunami. Tsunami nė jetėn e pėrditshme njihet si njė tmerr, sepse gllabėron dhe shkatėrron gjithēka qė gjenė pėrpara. Ndėrsa, nė politikė tsunami ka vetėm kuptim pozitiv, sepse ndryshimi i herėpashershėm sjellė vetėm shėndoshje tė demokracisė. Liberalizmi, si princip bazė tė tij ka ndryshimin dhe lėvizjen e vazhdueshme.


    Pra, njė vend qė pretendon tė jetė demokratik, do tė fillojė tė shqetėsohet, nėse gjerat shkojnė nė rrjedhėn konstante, pa ndryshuar asnjėherė as formė e as vizione. Megjithatė, duke pasur parasysh karakterin tranzicional tė politikės shqiptare – as peshk e as mish- duhet tė bėjmė kujdes me lėvizjet e bėra nė formė vizionesh dhe tsunamesh.


    Pak ditė mė parė, ashtu siē pritej nga shumica e intelektualėve dhe qytetarėve, presidenti Topi deklaroi se do tė kthehej nė jetėn aktive politike me njė forcė tė re tė djathtė. Duke analizuar ngjarjet e pas 21 janarit, tė cilat, padyshim mbeten njė njollė e zezė dhe njė turp pėr politikėn shqiptare, ishte e kuptueshme se z. Topi nuk mund tė rikthehej pėrsėri pranė ish partisė sė tij. Deklarata e z. Topi ka dy anė tė medaljes. Njėra, e cila nuk ėshtė pozitive, tregon faktin se partitė e “vjetra” shqiptare mbeten tė vjetra nė vizione dhe ideologji.


    Fakti se z. Topi nuk mund/dėshiron tė kthehet tek ish partia e tij, do tė thotė se tek kjo parti ka mungesė tė theksuar demokracie. Largimi i z. Topi vazhdon tė forcojė edhe mė tej idealin se nė politikėn shqiptare ēdo alternativė ndryshe nga aktualja, edhe kur ėshtė pozitive nuk ėshtė e mirėpritur. Nga ana tjetėr, largimi i z. Topi nga PD-ja dhe kthimi i tij me njė forcė tė re tė djathtė, do tė thotė se demokracia shqiptare po tenton tė dal nga qorrsokaku qė ėshtė, pėr t’u bėrė mė e gjerė, me mė shumė vizione. Pra, me pak fjalė, dėshiron tė thyej tabunė e tradicionales pėr t’u bėrė bashkėkohore. Sistemi politik shqiptar ka nevojė pėr forca tė reja politike, tė cilat duhet tė ndėrtohet mbi baza absolutisht tė reja dhe tė shkėputen nga e kaluara.


    Nuk ka mė kuptim qė fraksionet e njė partie, pėr shkak tė interesave tė ndahen/largohen dhe tė krijojnė parti tė tjera tė reja vetėm pėr interesa tė ngushta, por pa sjellė asgjė tė re nė sistemin e tėrė politik shqiptar. Pėr shembull, jemi mėsuar qė nga PD-ja e vjetėr, tė largohen grupe tv vogla pėr shkak tė interesave tė ngushta dhe tė krijojnė njė parti tė reja: siē ishte rasti i Partisė Demokratike tė Re. Kjo parti, pėr veē faktit se ishin njė grup tė pakėnaqurish nuk kishte asgjė tė re. Kėtė e tregoj fakti, se nė momentit qė interesat e humbura nga ky grup u rigjetėn pėrsėri tek “PD-ja”, u rikthyen aty, pa bėrė as autokritikė e as pa ngritur zėrin pėr arsyen qė ishin larguar.


    I njėjti fenomen ka ndodhur edhe brenda tė majtės, ku persona tė ndryshėm brenda sistemit tė vjetėr, pėr shkak tė pakėnaqėsive dhe interesave tė humbura, janė larguar nga PS-ja, pėr tė formuar mė vonė parti tė tjera si Socialistėt e Vėrtetė, Socialistėt e ’91 e kėshtu me radhė, por pa sjellė asgjė tė re nė sistemin e pėrgjithshėm politik shqiptar.


    Pra, nė kėto njėzet vite tranzicion politika shqiptare ka njohur vetėm tėrmete tė shkallėve tė vogla, tė cilėt, tė komanduar nga lart dhe tė ngushtė nė vizione nuk kanė sjellė asnjė ndryshim gjithėpėrfshirės dhe tė rėndėsishėm pėr politikėn shqiptare.


    U bė kohė, tashmė, qė z. Arben Malaj, ėshtė i pari dhe ndoshta ndėr vetmit, i cili, edhe pse ka mė shumė se 20 vjet nė politikėn shqiptare nė rolin e protagonistit, ka kėrkuar dhe ka ndėrmarr fushatėn pėr tė demokratizuar sistemin partiak shqiptar. Ėshtė hera e parė, qė njė person me shumė peshė nė politikėn shqiptare dhe nė mjedisin social shqiptar nuk kėrkon njė parti tė re pėr ca interesa mė shumė dhe pėr mė shumė pushtet, por kėrkon qė sistemi aktual, edhe vetė partisa ku militon, tė jetė mė demokratik se sa ka qenė nė kėto 20 tranzicion.


    Para ca ditėsh nė njė tė pėrditshme shqiptare, lexova me keqardhje kėrkesėn e njė grupi tė rinjsh, pėrfaqėsues tė FRESH, tė cilėt u kishin dėrguar letėr zyrtare pėrfaqėsive mė tė rėndėsishme diplomatike tė akredituara nė vend pėr t’u kėrkuar ndihmė, sepse ndjeheshin tė “kėrcėnuar”. Nė tė gjitha vendet demokratike perėndimore forumet rinore politike jo vetėm qė nuk “shtypen”, por mbėshteten shumė, sepse ato janė akademi tė mirėfillta qė do tė prodhojnė liderėt e sė ardhmes.



    Ėshtė sa keqardhje aq edhe e padurueshme, kur lexon faktin se tė rinjtė e njė ndėr forumeve rinore mė tė rėndėsishme politike nė vend, kėrkojnė mbėshtetjen e ndėrkombėtarėve pėr ekzistencėn e tyre. Letra e tyre nxirrte ca konkluzione jo pak tė rėndėsishme nė lidhje me sistemin partiak shqiptar. Sė pari, faktin se tė rinjtė gjithnjė e mė shumė po sensibilizohen me demokracinė dhe po e kėrkojnė atė me ēdo kusht. Sė dyti, tregon faktin se pėr tė rinjtė shqiptarė politika mbetet njė mollė e ndaluar. Sė treti faktin, se edhe pėr ēėshtje fare tė vogla e kemi humbur besimin tek vetja dhe kėrkojnė ndihmė nga jashtė. Pra, sa herė qė demokracia jonė sėmuret, ajo nuk mund tė shėrohet vetė, por kėrkojnė ndėrhyrje nga faktorėt e jashtėm.



    Megjithatė, letra e tė rinjve tė FRESH, dėshmon edhe njėherė faktin se tė rinjtė shqiptarė e duan demokracinė dhe pėr ta bėrė atė janė tė gatshėm tė ndėrmarrin beteja politike. Lėvizja e FRESH ėshtė nė sinkron tė plotė me lėvizjen e ndėrmarr nga z. Arben Malaj, i cili kėrkon dhe insiston pėr njė reformim tė pėrgjithshėm tė sistemit aktual shqiptar. Pra, ajo qė kėrkon z. Malaj ėshtė njė tsnunam pozitiv politik e demokratik qė pasi tė rrėzojė mendėsinė e vjetėr, kėrkon tė ndėrtojė vizione tė reja, pa tė cilat Shqipėria nuk mund tė ecė para.


    z. Malaj, nė njė ndėr pikat kryesore tė lėvizjes sė tij, kėrkon tė heq principin e bojkotit nga politika shqiptare. Njė kancer shkatėrrues i politikės shqiptare nė njėzet vjet tranzicion ka qenė pikėrisht aplikimi i principit tė bojkotit. Partitė europiane jo vetėm qė nuk e aplikojnė mė, por me statut e kanė ndaluar zbatimin e tij. Ne, sapo morėn notėn negative pėr t’u integruar nė Europė, dhe njė ndėr standardet qė nuk kishim plotėsuar ishte fusha politike, ngėrēi politik. Ėshtė e papranueshme qė Shqipėria, pas njėzet vitesh tranzicion, tė jetė pengė e politikės, duke mos ecur pėrpara nė zhvillim dhe reforma.



    Shqipėria ėshtė pjesė si gjeografike, ashtu edhe kulturore dhe historike e Europės. Ne nuk mund tė qėndrojmė indiferent kundrejt Familjes sė Madhe europiane, sepse atėherė do tė ishim tė pėrjashtuarit e kohėrave. Sė dyti, ashtu siē ka thėnė Romano Prodi, Bashkimi Europian ėshtė pėrgjigjja mė pozitive e globalizimit. Shqipėria, rajoni i Ballkanit dhe vetė Europa janė pėrfshirė totalisht nė procesin e globalizimit.


    Bashkimi Europian, ka vėrtetuar mė mirė se ēdo gjė tjetėr thėnien, se “Bashkimi bėn fuqi”. Pėr shembull nėse Greqia nuk do tė ishte nė BE, tani do tė kishte falimentuar. Aktualisht, sistemi ndėrkombėtar ka hyrė nė njė ndėrvarėsisė tė thellė politike dhe ekonomike, saqė shtetet nuk mund t’i zgjidhin mė tė vetėm problemet. Kėto dhe shumė arsye tė tjera dėshmojnė se sa shumė rėndėsi kombėtare ka pėr ne anėtarėsimi nė BE.



    Lėvizja e z. Malaj, jo vetėm qė ėshtė njė alternativė e re, serioze dhe e domosdoshme, por ėshtė mė e besueshmja, e cila do tė na ēonte drejt integrimit tė vendit nė BE, si dhe drejt reformimit tė demokracisė shqiptare.



    Aktualisht, lėvizja e z. Malaj ėshtė mes politikės aktuale, e cila me mendėsitė e saja tė vjetra po na mban nė vend numėro duke na mohuar edhe integrimin europian dhe mes alternativės sė re, e cila ėshtė zgjidhja mė e mirė qė ne tė bėhemi europian dhe tė ecim pėrpara nė procesin e reformave dhe nė demokratizimin e vendit.





  3. #172
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,614

    Gabim

    Botohet libri “Shqipėria nė tranzicion”



    Instituti i Studimeve Ndėrkombėtare publikoi sot botimin e librit tė dr. Elez Biberaj “Shqipėria nė tranzicion, rruga e vėshtirė drejt demokracisė 1990 2010”. Botimi i Institutit u pėrcoll sot nga njė ceremoni e posaēme nė Universitetin Europian tė Tiranės ku morėn pjesė diplomatė, studiues, historianė, studentė, zyrtarė tė lartė, dhe politikanė.
    Dr. Teuta Dobi, tha se universiteteve shqiptare u mungojnė studimet politike tė thelluar shkencėrisht dhe tė paanshme politikisht si libri i Biberajt.
    “Ne e ndjejmė akoma mungesėn e studimeve tė paanshme dhe qė i shikojnė gjėrat mbi interesat e palėve. Kjo gjė mungon nė akademi, nė media, nė politikė dhe nė shoqėrinė shqiptare nė pėrgjithėsi. Ky libėr ėshtė njė mundėsi mė shumė pėr t’i parė dukuritė e tranzicionit shqiptar mbi palėt, mbi interesat e vogla dhe tė ngushta tė implikuar politikisht, mbi akademizmin e shtirur dhe esencialist tė trashėguar nga komunizmi, por me njė kėndvėshtrim liberal dhe analizim profesional tė ngjarjeve, siē ka punuar dr. Elez Biberaj”, tha ajo.
    Profesori i njohur shqiptaro-amerikan Nikolla Pano tha se libri i dr. Biberaj zė njė vend me rėndėsi nė studimet ndėrkombėtare mbi ēėshtjet shqiptare dhe rajonale.
    “Ky libėr pėrmban njė analizė shumė tė thellė. Na ka dhėnė njė portret tė vėrtetė tė Shqipėrisė se si kanė rrjedhur ngjarjet vėrtet nga 1990 deri nė 2010”, tha ai.
    Autori i librit, Elez Biberaj tha se e shkroi librin fillimisht pėr tė plotėsuar boshllėkun e madh tė informacionit qė ekzistonte nė SHBA pėr Shqipėrinė. Synimi kryesor ishte qė libri tė lexohej nga publiku amerikan dhe ligjvėnėsit e tij. Ai tha se Shqipėria ka shumė sfida pėrpara, se shqiptarėt kurrė nuk kanė qenė nė pozita mė tė mira se sot, dhe se ata janė ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm nė Ballkan.
    “Ajo qė mė shqetėson ėshtė ndjesia se ritmi i pėrgjithshėm i demokratizimit duket se ėshtė ngadalėsuar. Demokracia, vlerat demokratike, sipas mendimit tim, ende nuk kanė hedhur rrėnjė tė thella nė radhėt e elitave politike partiake, institucioneve, por as tek radhėt e popullsisė nė pėrgjithėsi. Mendoj se ka nevojė pėr njė hapėsirė mė tė madhe demokratike nė tė gjitha fushat”, tha ai.
    Libri i Biberajt u prit me interesim nga studiuesit dhe diplomatėt, edhe pėr faktin se pėrfshin ngjarjet shqiptare nga fillimet e demokracisė 1990-92 deri nė vitin 2010. Pėr shumė vjet drejtues i “Zėrit tė Amerikės” nė gjuhėn shqipe, aktualisht drejtor i divizionit tė Euroazisė nė VOA, dr. Biberaj ėshtė autor i shumė studimeve pėr Ballkanin dhe Shqipėrinė, tė cilat zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė bibliotekėn e studimeve politike shqiptare.

    Bota Sot

  4. #173
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,614

    Gabim

    Libri "EUROPA NE MARREDHENIET NDERKOMBETARE"





    PARATHĖNIE NGA ARBEN MALAJ

    www.albandaci.blogspot.com

    Mirėpres ēdo mundėsi tė veēantė pėr tė nxitur dhe promovuar studiues tė rinj tė talentuar tė vendit tim, qė tė jenė sa me aktivė nė diskutimet, debatet publike dhe botimet shkencore pėr tė sfidat e vendit tė tyre, ku, pa dyshim, e ardhmja europiane e Shqipėrisė ėshtė mė shumė se kurrė jo thjesht njė ėndėrr.
    Sot kam kėnaqėsinė tė shkruaj parathėnien pėr kėtė botim tė Alban Dacit, studiues i talentuar dhe i pėrkushtuar nė shkencat politike.
    “Europa nė Marrėdhėniet Ndėrkombėtare“ ėshtė njė rrėfim i historisė sė politikės ndėrkombėtare euro-piane, i pasuruar nė ēdo moment me qėndrimin e autorit, i cili na pėrfshin nė horizontin e tij tė mendimit gjeopolitik pėr tė analizuar disa nga etapat mė tė rėndėsishme pėr formėsimin e Europės sė sotme.
    Mbėshtetur nė njė larmi vlerash tė burimeve e re-ferencave, ky botim e sjell Bashkimin Europian nė dimensionet dhe hapėsirat historike, qė kanė ndikuar nė mendimin social-politik pėr njė solidaritet europian nė shėrbim tė prosperitetit paneuropian.
    Paktet dhe ekuilibrat historike sillen nė vėmen-djen e lexuesit me njė natyrshmėri fluide, duke analizuar dhe qėndrimet politike tė liderėve europianė.


    Stili publicistik me tė cilin ėshtė pėrshkuar “Eu-ropa nė marrėdhėniet ndėrkombėtare“, e bėn tėrheqės dhe mė interesant pėr lexuesin sistemin nė tė cilėn ka lindur dhe ėshtė zhvilluar embrioni i Europės sė Bashkuar pėr tė evoluar nė pėrshtatje me dinamikat e zhvillimit global, gjithnjė duke ruajtur e rritur rėndėsinė e saj specifike, politike e ekonomike, nė rendin e ri botėror.
    Njė analizė e kujdesshme politike i ėshtė bėrė qėndrimit tė Europės si union nė marrėdhėnie me Turqi-nė, Sirinė dhe Izraelin, duke nxjerrė nė pah rėndėsinė e ndėrsjelltė qė ka korrelacioni mes konflikteve dhe pro-gresit ekonomiko-politik pėr formacionin heterogjen europian.
    Ky botim ka njė vlerė tė veēantė, sepse botohet nė momentin mė kritik tė Bashkimit Europian, qė prej themelimit tė tij. Kriza globale financiare, kriza bor-xheve e disa prej vendeve anėtare tė eurozonės, mungesa e vendimmarrjeve tė rėndėsishme rreth sfidave te BE-sė, e kanė rritur entuziazmin cinik tė euro-skeptikėve.
    Historia e Europės sė Bashkuar ėshtė njė histori suksesi e inspiruar nga personalitete tė kulturės euro-piane, e pėrqafuar nga liderė e vendimmarrės europianė tė pas Luftės sė Dytė Botėrore, e ēuar pėrpara nė momente kritike tė saj nga liderė vizionarė.
    Filozofia e Europės sė Bashkuar e shndėrroi kontinentin e luftėrave dhe konflikteve tė pėrgjakura, nė kontinentin e shpresės, paqes dhe prosperitetit. Sot lidershipi politik europian gjendet pėrballė pėrgjegjėsisė qė jo thjesht ta shpėtojė Europėn e Bashkuar, por ta zhvilloi dhe “imponoi“, si modelin mė tė mirė tė eliminimit tė konflikteve dhe luftėrave nė zhvillimet e ardhshme gjeopolitike globale.
    Ish Ministri i Jashtėm Francez Schuman, njė prej ideatorėve dhe mbėshtetėsve tė Europės sė Bashkuar, nė prag tė lindjes sė kėtij projekti na paralajmėroi, se BE nuk do tė ishte njė projekt, qė do ndėrtohej sipas njė kalendari hapash dhe afatesh, por njė projekt, qė do tė rritej duke u bazuar nė sukseset e ēdo hapi konkret.
    Presidenti i BE-sė, Romano Prodi, do tė theksonte se BE nuk ėshtė njė projekt i shkėlqyer, por ėshtė njė projekt, qė po inspiron liderė tė shumė rajoneve tė botės tė ndjekin tė njėjtėn filozofi tė zėvendėsimit tė luftėrave dhe konflikteve me paqen dhe zhvillimin.
    Pak ditė mė parė, ish Ministri i Jashtėm gjerman, Joschka Fischer, do tė ishte i drejtpėrdrejt nė mesazhin e tij kritik pėr lidershipin aktual evropian, duke theksuar se pėrballė krizės aktuale tė BE-sė, ne na duhet mė shumė dhe jo mė pak Europė.
    Mbėshtetja e madhe publike e gjithė shqiptarėve pėr tė ardhmen e tyre europiane duhet plotėsuar me njohjen mė mirė tė historisė dhe sfidave sė BE-sė, me njohjen mė mirė tė pėrfitimeve afatgjata, duke paguar edhe kosto jo tė lehta nė momente tė caktuara tė kėsaj sfide historike.
    Njohja e historisė sė BE-sė, qartėsimi i sfidave tė sė ardhmes, ėshtė pėrfitimi mė i madh publik i kėtij botimi.
    Autori ka mbajtur qėndrime individuale nė analizėn e fakteve historike dhe tė kontributeve tė persona-liteteve kryesore europiane. Ai ka kėndvėshtrimin e tij pėr momente tė veēanta nė historinė e Bashkimit Europian dhe pėr tendencat historike tė marrėdhėnieve me vende tė ndryshme.
    Diversifikimi i analizave nga kėndvėshtrime edhe tė studiuesve tė rinj, rritja e mundėsive pėr tė diskutuar dhe debatuar pėr momentet historike tė sė shkuarės dhe sidomos pėr sfidat e sė ardhmes sė BE-sė, pėrfaqėson njė kontribut cilėsor tė studiuesit Alban Daci pėr lexuesit dhe studiuesit shqiptarė.
    Jo rastėsisht e kam lėnė tė paprekur ēdo analizė tė autorit nė kėtė botim, sepse duhet t`ia besojmė lexuesit vlerėsimin pėrfundimtar pėr kėtė kontribut jo tė fundit tė Albanit.



  5. #174
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,614

    Gabim

    Promovohet libri “Buzėqeshje miqsh”



    Libri me reflekse biografish i titulluar “Buzėqeshje miqsh” i autorit, Ibrahim Kadriu dallon nga shumica e librave tė tjerė, ngase pėrshkruan disa biografi tė autorėve tė njohur, gjė qė nga kritikėt letrar ėshtė cilėsuar si vepėr tė cilėn shumė pak shkrimtar mund ta shkruajnė.
    Tė enjten mbrėma ėshtė pėruruar libri "Buzėqeshje miqsh" i autorit Ibrahim Kadriu. Redaktori Xhevat Syla ka thėnė se autori i kėtij libri ėshtė i pranishėm nė letėrsinė tonė qė nga viti 1969, kur botoi librin e parė “Netėt e Karadakut” dhe ai njihet si shkrimtar i pėrkushtuar ndaj krijimtarisė letrare dhe gazetarisė.
    Sipas tij pėr kėtė flet numri i 40 veprave tė botuara pėr fėmijė dhe tė rritur, nė mesin e tė cilave ka pėrmbledhje me poezi, pėrmbledhje me tregime, por edhe romane e monografi dhe vepra tjera.
    Duke folur pėr veprėn e fundit tė tij, Syla ka thėnė se kjo qasje qė ka bėrė autori Kadriu janė tė pakėt ata shkrimtarė qė mund tė bėjnė.
    “Ėshtė kjo njė qasje qė mund tė ketė vetėm njė shkrimtar me pėrvojė tė gjatė krijuese dhe jetėsore, me njohjen me tė thellė tė krijimtarisė si proces tė gjendjes, tė cilat e mundėsojnė atė tė ndjenjės qė mund tė ketė edhe subjekti krijues edhe receptuesi ndaj vlerės artistike”, ka thėnė Syla.
    Ndėrsa, kritiku letrar Vehap Shita e ka cilėsuar librin si mjaft tė pasur nė kuptimin letrar.
    “Buzėqeshje tė ndjenjės, dhembjes, qėndresės, mbėshtetjes, pėrkrahjes tė zemrės, kėshtu i pashė, i ndjeva i perceptova kėto buzėqeshje miqsh me leximin e fundit tė 50 e sa titujve tė librave tė skenarėve tė prozave, e poezive e shumė e shumė reportazheve, recepsioneve, kritikave e eseve nė fushat e letėrsisė e artit, por edhe jetės shoqėrore e madje edhe tė historisė kur ato i kanė shėrbyer si subjekt, por nė njė krijim letrat e artistik”, ka theksuar Shita.
    Autori i librit, Ibrahim Kadriu, ka falėnderuar tė pranishmit dhe duke thėnė se ata nė kėtė mėnyrė po e kushtėzojnė tė shkruajė edhe vepra tė tjera.
    “Me fjalėt e tyre, mua vetėm qė mė kushtėzojnė obligim shumė mė tė madh qė kur shkruaj tjera herė tė mos bėjė ndonjė gabim, se ky libėr ėshtė edhe njė gabim. Ėshtė gabim, sepse i kam nxjerrė tė pathėnat e autorėve me tė cilėt kam pasur miqėsi, me tė cilėt kam qenė edhe bashkėpunėtor me ta, sikur tė ishin gjallė do tė thoshin nuk ke bėrė qė ke thėnė ashtu, por s’kam faj”, ka thėnė Kadriu.
    Ndryshe shkrimtari dhe gazetari, Ibrahim Kadriu ėshtė autor i shumė romaneve, prozave, poezive dhe monografive tė ndryshme. Ai ėshtė nderuar edhe me ēmime tė shumta, si “Vendlindja” mė 1977, “Nėntori i Prishtinės” mė 1981 pėr skenarin e filmit televiziv “Fidani”, si dhe shumė ēmime tė tjera.

    Bota Sot

  6. #175
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,614

    Gabim

    U promovua libri “Shqipja standarde nė parametrat psikolinguistike”





    Prishtinė, 20 tetor 2011 (Kosovapress) Koha: 14:56



    Libri “Shqipja standarde nė parametrat psikolinguistike” i autorit Rrahman Paēarizi, paraqet studimin e parė tė karakterit psikolinguistik nė fushėn e standardizimit tė shqipes.

    Nė promovimin e librit qė u mbajt tė enjten nė Prishtinė, profesor Bardh Rugova, i cili foli rreth veprės sė autorit, tha se ky libėr ėshtė njė vepėr pionire nė fushėn e psikolinguistikės nė kuadėr tė gjuhėsisė shqiptare, vepėr e parė qė e rreh problemin nė mėnyrė empirike.

    Sipas Rugovės, psikolinguistika ose psikologjia e gjuhės, ėshtė degė e studimit tė faktorėve psikologjik dhe neurobiologjikė, nėpėrmjet tė tė cililave njeriu arrin ta nxė, ta pėrdorojė dhe ta kuptojė gjuhėn.

    Rugova: Shtron problemin nė dy rrafshe themelore

    “Ai e shtron problemin nė dy rrafshe themelore: Njė, nė atė tė prodhimit gjuhėsor, duke kundruar procesin e pėrgjedhjes leksikore, tė prodhimit tė pjesorės dhe tė paskajorės dhe tė disa foljeve tė ērregullta ndėr folėsit e shqipės nė Kosovė, si dhe rrafshi tjetėr, tė nxėnit e gjuhės standarde, duke trajtuar faktorėt qė ndikojnė mbi tė nxėnit e gjuhės standarde, ndikimin e rrethir pėr mėsimin e standardit dhe domenet e pėrdorimit tė standardit”, tha ai.

    Recensenti i librit, profesor Shkumbin Munishi, duke folur pėr librin, tha se nė dekadėn e fundit ėshtė intensifikuar debati pėr gjuhėn standarde shqipe dhe normėn e saj nė rrethanat e sotme.

    Munishi: Janė shprehur shumė pikėpamje pėr dhe kundėr shqipes standarde

    “Janė shprehur shumė pikėpamje pėr dhe kundėr shqipes standarde dhe janė dhėnė mendime, shpeshherė politike, e shumė rrallė argumentime shkencore, lidhur me tė. Ka pasur tė tillė qė kanė kėrkuar ndryshimin e saj kthimin nė pėrdorim tė dy variantėve letrare toskėrishtes dhe gegėrishtės, tė tjerė qė kanė kėrkuar qė ajo tė mos preket fare dhe pak autorė qė kėsaj ēėshtjeje i janė qasur nga aspekti krejtėsisht shkencor dhe pa emocione politike e kulturore”, vlerėsoi Munishi.

    Autori i librit, Rrahman Paēarizi falėnderoi tė gjithė ata qė kontribuan nė realizmin e botimit tė librit, veēanėrisht studentėt tė cilėt, sipas tij kanė dhėnė njė kontribut tė veēantė.

    Paēarizi: Ky libėr ėshtė punim i doktoraturės

    “Ky libėr ėshtė punim i doktoraturės gjatė viteve tė fundit qė kemi punuar. Unė nuk do tė flas pėr librin, pėr librin folėn ata qė duhet tė flasin dhe thanė atė qė duhet thėnė, nė fakt ėshtė njė pėrpjekje, nuk ėshtė rezultat final, ėshtė pėrpjekje pėr tė bėrė diēka qė unė e shoh si tė tillė”, tha studiuesi Paēarizi.

    Sipas studiuesve, njė pjesė e madhe e studimeve pėr shqipen standarde janė induktive, sė kėndejmi, tė patestueshme. Studimi i autorit Paēarizi “Shqipja standarde nė parametrat psikolinguistike”, ėshtė mėtanė vijės sė “demarkacionit”, ėshtė studim i mbėshtetur nė deduksion, njė pėrpjekje e shkėlqyeshme shkencore, me parametra tė testueshėm. /M.Dobroshi-Axhanela/

  7. #176
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,614

    Gabim

    SKANDALI : Leonard Bombaj promovon para tė miturve librin me ditar pornografik

    2011-10-24

    Edmond Hoxhaj (KERKO ...)




    Fier/ Regjisori u sugjeroi nxėnėsve ta lexonin qė tė mos binin viktimė e krimit si ish-nxėnėsja e tij

    Promovimi nė qytetin e Fierit i librit me titull: “Nė emėr tė atit, tė bijės dhe shpirtit tė zbathur”, me autorėsinė e regjisorit tė njohur Leonard Bombaj, nė praninė e nxėnėsve tė shkollave nėntėvjeēare dhe tė mesme, ngjalli habi te disa prej tė pranishmėve. Kjo, pėr faktin se vetė regjisori Bombaj teksa po pėrshkruante historinė e trajtuar nė libėr, theksoi se aty gjendet edhe njė ditar pornografik. Teksa sqaroi se qėllimi i librit ishte njohja e opinionit publik me realitetin e disa prej adoleshentėve nė vendin tonė, tė cilėt arrijnė nė ekstremitete, Bombaj theksoi se do tė dėshironte qė nė kėtė promovim tė kishte edhe prindėr e jo vetėm fėmijė e adoleshentė.
    Kjo, sipas tij, me qėllim qė ata tė njohin edhe pjesė tė errėta qė kanė adoleshentė tė veēantė dhe qė tė mos ketė njė person tė dytė qė tė bjerė nė grackėn qė i ngritėn pak muaj mė parė.
    Bombaj u sugjeroi nxėnėsve tė ndodhur aty qė ta lexonin librin e tij, me qėllim qė tė mos binin viktimė e krimit, ashtu si ish-nxėnėsja e tij, qė e keqpėrdori talentin.
    Por Bombaj theksoi se edhe ai dhe pedagogėt e tjerė tė saj, ndienin pėrgjegjėsinė nė mosperceptimin e karakterit real tė vajzės, qė e denoncoi pėr pėrdhunim. Ai e ilustroi me thėniet e ish-nxėnėses sė tij, qė sipas Bombajt nė moshėn 10-vjeēare pohonte se donte qė ta rrėmbenin dhe se pak muaj mė vonė kishte nisur tė thoshte se i pėlqenin meshkujt e fortė dhe tė egėr.
    Bombaj pohoi se ajo ishte njė rast i veēantė e negativ dhe se tė gjithė duhej tė mėsonin nga historia e saj.
    Kėto “histori”, ku u pėrmendėn disa herė prirjet erotike tė vajzės qė ėshtė heroina e librit, si dhe ditarėt pornografikė qė regjisori pohoi se i kishte pėrshkruar nė libėr, u thanė para njė publiku, pjesa mė e madhe e tė cilėve pėrbėhej nga tė mitur.
    Ndonėse aty ishin prezentė drejtoresha e bibliotekės, Alma Gjini, dhe drejtuesja e Drejtorisė Rajonale tė Arsimit tė Qarkut tė Fierit, Suzana Numani, pėrshkrimi i regjisorit me fjalor erotik vazhdoi deri nė pėrfundim tė takimit. Madje ai theksoi se nė njė nga seancat gjyqėsore i kishte ofruar denoncueses sė tij qė tė luante vetė rolin e heroinės sė skenarit tė filmit tė ri qė do tė xhironte, pikėrisht tė kėsaj historie qė ėshtė pėrfolur kaq shumė nė media kohėt e fundit.
    Pyetjes se a ishte ky libėr i kėshillueshėm pėr t’u lexuar nga tė gjitha moshat, regjisori Bombaj u shpreh se ishte konsultuar me psikologė pėr kėtė gjė. Sipas tij, ky libėr mund tė lexohet privatisht nga mosha 15-vjeēare e lart. Regjisori ishte i shoqėruar nė promovimin e librit tė tij edhe nga bashkėshortja e tij, Esmeralda Bombaj. Kjo e fundit tha se misioni i kėtij libri ėshtė ndėrgjegjėsimi i tė rinjve.
    Nė pėrfundim tė takimit dhe pyetjeve tė bėra nga tė pranishmit njė pjesė e adoleshentėve u interesuan tė blinin librin, nė nėntitullin e tė cilit shkruhet: “Ajo ushqehej nga varfėria dhe rritej sa herė shikonte djem”.





  8. #177
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,614

    Gabim

    Ibrahim Rugova nuk ėshtė i njė partie politike por i gjithė Kosovės



    Rexhep Rifati, Cyrih
    U promovua libri i Enver Bytyēit, “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovės”
    Kėshtu u tha nė kėtė tubim , ku po ashtu u pėrmend se gazeta”Bota sot” ishte e para qė nxori fotografinė e Ibrahim Rugovės me Adem Jasharin.

    Kryesisė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr nė bashkėpunim me nėndegėn e Wilisaut, nė qytetin Surse mė 23 tetor, bėri promovimin e librit “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovės” tė autorit Enver Bytyēi.
    Rugova, mishėrim dhe ideator i aspiratave pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės
    Qė nė fillim tė fjalės sė tij Haki Latifi pėrshėndeti nismėn e veprimtarit Xhafer Leci, qė ky libėr tė me vlerė tė madhe tė promovohej edhe nė mesin e mėrgimtarėve nė Zvicėr. Ndėrsa qė librin e publicistit Bytyēi , e vlerėsoi se njė hulumtim thuktė tė veprės sė Rugovės, duke shtuar se autori nė veprėn e tij i shėrben kujtesės historike, dhe na jep njė pikėpamje tė filozofisė, tė cilat afirmuan vlerat mė sublime tė popullit tė Kosovės. Mė pastaj potencoi se e tėrė filozofia politike e Dr. Rugovės ishte e ndėrtuar nė ruajtjen e qenies shqiptare nė Kosovė, qė me vizionin e tij largpamės, me kėmbėngulje, me guxim dhe me trimėri bėri qė Kosova tė jetė emėr i njohur nė institucionet mė tė larta ndėrkombėtare. Shtoi , se Doktor Ibrahim Rugova duke udhėhequr pėr afro dy dekada qėndresėn e qytetarėve tė Kosovės pėr liri, pavarėsi, dinjitet u shndėrrua nė mishėrimin e aspiratave, shpresave dhe idealeve mė fisnike tė qytetarėve tė Kosovės, tė cilat i mbrojti me njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm dhe me njė qėndresė epike. Mė tej Haki Latifi , potencoi se Ibrahim Rugova e Adem Jashari janė dy figura tė rėndėsishme tė rezistencės sė popullit tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi duke kombinuar me sukses rezistencėn paqėsore dhe luftėn ēlirimtare tė Kosovės. Ndėrsa qė Presidenti Rugova ishte burrėshtetasi i parė i Kosovės i cili krijoi miqėsi tė pėrhershme me vendet demokratike tė Evropės e botės, e nė veēanti me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si dhe lideri i parė i shqiptarėve i cili vuri themelet e shtetit tė Pavarur tė Kosovės. Mė pastaj aktivisti, Xhafer Leci, qė banon dhe vepron nė Gjermani lexoi njė biografi e shkurtėr, tė autorit tė veprės, Enver Bytyēi . Kurse shkrimtari Shefqet Dibrani nė fjalėn me titull : “Kontrata e Ibrahim Rugovės ishte vetėm me Kosovėn dhe lirinė e demokracinė e saj”, kushtuar librit tė Enver Bytyēit: “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovės” i bėri njė vėshtrim tejet analitike e pėrmbajtėse, kėsaj vepre. Nė pamundėsi , pėr shkaqe vendi, po japim vetėm disa fragmente nga ky vėshtrim.

    Bota Sot

  9. #178
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,614

    Gabim

    Promovohet libri mbi krimet e komunizmit, "Genocidi gjysėmshekullorė nė Shqipėri"


    Publikuar te Premten, 28 Tetor 2011 Shkruar nga SOT NEWS
    Ėshtė promovuar sot libri "Genocidi gjysėmshekullorė nė Shqipėri". Burgu i Spaēit dhe ai nė qytetin e Shkodrės do tė kthehet nė muze tė krimeve tė komunizmit. Autori, Tomorr Aliko, nė kėtė libėr trajton, krimet ē`njerėzore tė kryera nga regjimi komunist nė Shqipėri. Aliko liston rreth 1200 njerėz, tė vrarė, zhdukur, dėnuar nga diktatura komuniste. Libri i Tomor Alikos "Genocidi gjysmėshekullor nė Shqipėri" pėrkon me 67 vjetorin e fillimit tė terrorit komunist, ditėn kur u vranė 38 njerėz tė pafajshėm brenda njė nate nė Tiranė.


  10. #179
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,614

    Gabim

    VEPĖR MJAFT E DOBISHME, PĖR SHKOLLĖN E PRINDĖRIT DHE ĒDO LEXUES

    (“Proverba, shprehje e thėnie”, nga Xhavit Mėzezi)
    Nga Prof. Murat Gecaj
    Publicist e studiues-Tiranė


    Nga e majta: Xhaviti e Murati (nėntor, 2011)

    Kėto ditė doli nga shtypi e ėshtė nė qarkullim vepra e arsimtarit dhe studiuesit Xhavit Mėzezi, “Proverba, shprehje e thėnie”. Pėrgatitur nėn drejtimin dhe me redaktimin e Prof. Dr. Pavli Hazhillazi. Ėshtė njė libėr voluminoz, me rreth 520 faqe dhe brenda tij ngėrthen afėr 8.000 njėsi tė tilla. Pėr pėrgatitjen e kėtij botimi, autorit iu desh njė periudhė kėrkimi, studimi e shkrimi afėr 10-vjeēare. Pėr mbledhjen e shoshitjen e materialit faktik, ai shkoi nė disa rrethe tė Shqipėrisė dhe u njoh nga afėr me tė dhėnat e duhura, nė disa krahina tė Italisė. Gjithashtu, shfletoi 125 botime tė kėsaj fushe ose tė pėrafėrt me tė, nė gjuhėn shqipe e mė gjuhė tė tjera, si italisht, anglisht e gjermanisht.
    Ishte kėnaqėsi pėr mua qė kėtė vepėr, bashkėstudenti Xh.Mėzezi, ma dha qė nė dorėshkrim dhe unė shkrova e u botua aty recensioni im modest. Gjithashtu, pėr kėtė vepėr dhanė mendimet e tyre Prof.Dr. Aadriatik Kallulli e i ndjeri, shkrimtari Gjergj Zheji. Ashtu siē e kam nėnvizuar nė shkrimin tim, kjo vepėr ėshtė njė “enciklopedi e vogėl, me pėrmbajtje tė madhe”. Pra, ėshtė njė botim me mjaft vlera njohėse e formuese, si pėr mėsuesit e pedagogėt, nxėnėsit e studentėt dhe prindėrit e moshave tė ndryshme. Ai u shėrben sidomos studentėve tė degėve tė mėsuesisė, pėr gjuhėn e letėrsinė shqipe, por dhe pėr gjuhėt e huaja.
    Po kėshtu, libri nė fjalė ėshtė njė mjet pune nė tavolinėn e studiuesve, redaktorėve tė shtypit tė shkruar dhe atij elektronik, u shėrben krijuesve tė fushave tė ndryshme tė diturisė etj. Se, fare mirė, njė student jo vetėm njihet me pasurinė e madhe tė proverbave, shprehjeve, thėnieve e mendimeve tė ēmuara, por dhe ia vlen qė aty tė bazohet pėr tė hartuar temė kursi ose diplome, pėr tė shkruar e publikuar artikuj ose studime, nė gazeta a revista tė ndryshme. Ndėrsa njė poet ose shkrimtar gjen aty frymėzimin a “brumin” pėr tė shkruar njė poezi e poemė, njė tregim dhe, pse jo, njė roman ose njė skenar, drame a filmi dokumentar e artistik.

    Kopertinat e librit

    Duke i hapur faqet e kėsaj vepre, tė autorit tiranas Xh.Mėzezi, gjen aty mendimin e gjenisė popullore dhe tė krijuesve tė ndryshėm, qė nga Veriu e deri nė Jug tė Shqipėrisė, por edhe nga tė gjitha trojet tona amtare, si nga Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore (Lugina e Preshevės) e Mali i Zi, por edhe nga Ēamėria, arbereshėt e Italisė dhe diaspora shqiptare. Shpesh herė, ato janė dhėnė nė faqet e kėsaj vepre nė gjuhėn e huaj, duke u bėrė dhe evidentuar krahasimet, ngjashmėritė dhe ballafaqimet e nevojshme. Kėshtu, nė mendje tė lindė menjėherė mendimi se dituria njerėzore nuk ka kufinj tė pėrcaktuar, se ajo qarkullon lirshėm nga njė popull te tjetri, nga njė vend nė tjetrin.
    Xhaviti shėrbeu vite tė tėra nė arsim dhe nė administratėn e saj, nė Tiranė, por gjithnjė e ka pasur merak tė gjurmonte, tė mblidhte e sistemonte dhe pastaj tė botonte nga pasuria gjuhėsore dhe e folklorike e popullit tonė. Vėrtet dėrgoi e publikoi diēka nė botimet e Institutit tė Folklorit, mė pas Instituti i Kulturės Popullore. Por ai nuk u nxitua, pra e vijoi punėn parapėrgatitore tė botimit me pasion e durim, pėr vite tė tėra. Kėshtu, i mbushi fletoret me proverba, fjalė tė urta e mendime tė ēmuara nga goja e popullit. Por shfletoi dhe mjaft botime tė ndryshme, prej tė cilave zgjodhi ose t’harri shpehjet mė tė bukura e mė tė qėlluara.
    Nė kato vitet e fundit atij iu dha mundėsia tė jetonte nė Itali, te djali emigrant dhe pėrsėri nė mendje i rrihte si ēekan synimi pėr ta pasuruar arkivin e tij me proverba e fjalė tė urta nga popuj tė tjerė, si Italia, Franca, Anglia e Gjermania. Ato i mblodhi nė original, nga librat e goja e folėsve tė atyre gjuhėve dhe pėr lexuesit shqiptarė i pėrktheu nė gjuhėn tonė amtare.
    Tė gjitha ato, qė pėrmenda mė lart e tė tjera, i shėrbyen Xhavitit qė tė ulej e ta sistemonte pėrfundimisht materialin e mbledhur, me kritere tė rrepta shkencore. Pastaj i daktilografoi nė makinė shkrimi dhe mė tej i hodhi nė kompjuter. Kėshtu, doli njė material i gjėrė faktik pėr proverbat ose fjalėt e urta dhe thėniet e menēura.
    Pėr vlerat e veēanta tė kėtij punimi, mjaft serioz e tė dobishėm pėr tė gjithė lexuesit shqiptarė, ka shkruar vetė edhe Xhavit Mėzezi nė hyrjen e librit tė tij. Pra, nuk e quaj tė nevojshme qė tė ndalem hollėsisht pėr ato. Por dėshiroj tė nėnvizoj, posaēėrisht, se materiali i publikuar ėshtė me interes tė veēantė dhe mjaft i dobishme pėr tė gjithė ne, sepse lidhet me arsimin e shkollėn, me dituritė, shkencėn e kulturėn, pra me tėrė jetėn tonė. Proverbat, shprehjet e bukura e thėniet e menēura etj. janė qėmtuar me kujdes dhe prandaj na rrėnjosen nė mendje, kur i lexojmė.
    Mund tė shkruaja mė shumė dhe tė shprehesha mė gjatė pėr vlerat e shumanshme tė kėtij punimi enciklopedik, mendoj tepėr i veēantė nė botimet tek ne. Se, pėr shembull, ia vlen tė theksojmė se nė faqet e e tij ėshtė shprehur bukur dhe nė mėnyrė tė pėrmbledhur filozofia e jetės, por dhe optimizmi i saj. Ai na mėson e na kėshillon se si tė sillemi, tė mendojmė, tė flasim e tė veprojmė, nė familje, nė punė dhe nė shoqėri e kudo ndodhemi.
    Na mbyllje, e uroj kėtė autor kėmbėngulės dhe serioz nė kėrkimet e studimet e tij; e pėrgėzoj bashkėstudentin, kolegun e mikun tim tė mirė, Xhavit Mėzezi, pėr publikimin e kėsaj vepre tė arrirė. Ai mė tregoi se para pak ditėsh kishte organizuar njė pėrurim modest, me jo shumė veta, pra me familjarė, ish-studentė e kolegė tė tij. Por, ndoshta, ai do tė bėhet mė i njohur pėrmes publikimeve nė shtypin e shkruar dhe atė elektronik, me qėllim qė lexuesi i interesuar t’i marrė e shijojė nga afėr vlerat e tij tė shumanshme.
    Gjithashtu, kėtu gjej rastin tė zbuloj edhe njė “sekret” ose mendim, qė ai ma shprehu nė mirėbesim e me pak mėdyshje. Pra, dėshiron tė grumbullojė tė dhėnat e nevojshme, me ndihmėn e pakursyer edhe tė kolegėve tjerė, qė me rastin e 50-vjetorit tė diplomimit tonė (qershor 2012), tė publikojmė njė libėr, ku tė shprehet dashuria dhe nderimi i merituar pėr bashkėstudentėt e fillimeve tė Universitetit tė Tiranės, nė Fakultetin Histori-Filologji tė tij. Se tė gjithė iu pėrkushtuam plotėsisht arsimit, kulturės, shkencės, letersisė e botimeve etj. dhe nuk kursyem as nuk kursejmė energjitė mendore e fizike, pėr tė mirėn e Shqipėrisė sė dashur.
    Tiranė, 3 nėntor 2011

  11. #180
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,614

    Gabim

    NE LIBRIN “TRANZICION APO TRASHEGIMI “ LEXOHET BURRI

    Nga Ksenofon Dilo

    “Nje demokraci e pasigurt, mund te kthehet me lehtesi ne diktature”
    Ati Shenjte,PAPA GJON PALI II ,foli ne sheshin Skenderbej

    Kush e njeh Zotin DAUT GUMENIN , ne liberin “Tranzicion apo Trashegimi” , lexon autorin . Ketu burreria buzeqesh me pranine e saj reale . Ndjen se diēka ndryshon ne thellčsine e shpirtit.
    Kaq e madhe eshte fuqia bindese e tij!
    Veper qe sot nuk ka nevoje ndokush ta paraqese , ajo paraqitet vete.
    “Libri i Daut Gumenit eshte padyshim – thote Pellumb Xhufi- nje denoncim i semundjeve te tranzicionit shqiptar Po..rrezaton njeheresh dhe drite dhe shprese…te Rilindja ,do te duhet te kerkohet zgjidhja “
    Te pakte jane ata qe shkruajne sot si ky autor. . Ngjan dhe si nje udherrefyes né kete lčmč. Nuk mjafton me njč pčrshkrim te ngjarjes po, i pa lodhur ,me gjykim te shendoshe e sy te mprehte analizon, kerkon e zbulon rrenjet e fshehta qe e motivojne . Njihet e ēmohet né popullin tone si GUMENI .
    Shkruan bindeshem . Librin ē’do lexues, edhe i zakonshem, nuk e shkit dot nga dora. Mendimet rrjedhin qarte. Shprehjet te plota e tere kuptim , me nje fond te pasur leksikor. Fjalet tingellojne embel e komunikushem me nje karakteristike te veēante. Thellesia e fjalise se tij vjen me shoqerime qe i zgjon konstruksioni i saj me perhapje porsi rratheve mbas gurit te hedhur ne uje…Kčsisoj autori jep gjendjen e nje hapčsire me te gjere… pa pčrpjekje qe te fryje fjaline e tij., nuk do qe lexuesin ta lodhe Bie fjala pčr te ardhmen( do besuar me te afteve dhe jo nga besniket e diktatures …te afte vetem pčr marifete pa bereqet per vendin ) sugjeron:”Luften me te keqen e nisim nga vetja e me tekeqen tone”
    Stili i tij, mund te thuash, vetem i tij. Demaskon me burrerine e labit dhe me fuqine e artit moralin pseudodemokrat ne kete liber qe eshte njč” enciclopedi” per tranzicionin shqiptar, per kete trashgimni komuniste … Timoni i jetes vetem llogjika e ftohte.
    “ Fjala e tij eshte e arte -si thone ne laberi -kur, nxjerr nga goja malte”. Intereson ideali i atyre qe u vrane e vuajne, i atyre qe pčr demokraci perendimore, pčr kombin tone aq te helmuar !
    Kjo, detyron te majmet harmonia . Rrit dinjitetin e te burgosurit politik qe ne se dje, e rrethonte muri i Spaēit sot po e rrethn muri i korupsionit ,i padrejtesive …sa edhe pse u trondit gjithe Shqiperia nga gjema e vrasjes makabre e te burgosurit politik ne fillim pluralizmi ne Leuse te Permetit , drejtesise i duhet akoma heshtja ?!..Nuk i intereson e verteta ,veē krimi te lulezoje…Duan te deklasuarin te poshteruar. Aresyeja reale frika dhe perfitimi ekonomik. Motori i vertete i trashgimnise komuniste : terror dhe vjedhje. Semundjen e zemres, mund tua sheroje vetem krimi . “Rivendosja e drejtesise do te kishte qene nje nga hapat e para themelore te tranzicionit nga njeri system politik ne tjetrin..aq te munguar per gjysem shekulli” dhe thekson Z. Gumeni “vazhdimesia” e kongresit te fundit te PP-se qenkerka me shume se nostalgji.”Jete te paster “ erz shqiptari” kerkon ky autor dinjitoz qe nuk ka ditur e s’di ti dridhet qerpiku.
    Jep rast te ruajme ne praktike visaret morale . Te mbajme ate qe na duhet dhe na larteson. “ Vetem trashgimtaret besnike te diktatures- thekson autori dinjitoz- e duan pushtetin si “lope race”, e duan dhe vete Evropčn e Bashkuar si “lope holandeze” pčr fondet e marra pčr zhvillimin e vendit,por te kthyera ne biznese private te pushtetareve, e duan dhe Ameriken si “njč qyp dollaresh” dhe si luanin e demokracise moderne ne bote” Te mos shkeputet politika nga morali kerkon. C’do perpjekje qe pčrbuz forcen e karakterit cenon virtytet shqiptare, godit moralin. Horllčk sheshit…
    Demokraci, liri pa norme morale domethene ta dehish jo te edukosh njerine
    E verteta jetesore e shpie Daut Gumenin te flase dhe pčr masat specifike(si ligji 7501 etj. Reforma xhambasllčqesh etj.) qe nuk ndryshjne shume prej masave enveriste…Ne kete menyre i persekutuari eshte i ēfrytezuar alla komunistēe dhe allafrenga demokratikēe :
    “C’te te them o komandant xhani ? Jemi katandisur pčr te ardhur keq gurit e drurit ! E nuk themi vetem pčr vete, jo, eshte katandisur lum e det e pčrrua vete partia jone famemadhe, e ndare tashme neper reparte speciale pčr te vene ne jete ate pluralizčmin e mallkuar, qe thone se do na nxjerre pa lagur e do na beje dhe pronare me tapi ne togun e katandine qe mblodhem me aq mundime , pčr gjysem shekulli ne ndertimin e socializmit…Kot nuk them qe ne krye se na dogji malli per ato dite kur pčrēoje ti tufen e te kish nje mije nure kembora ne qafen e bukur ! “ … se, “ te tille te trashgimnise tende…qafe pamesuarit me kčmboret e zilet tona te renda , kane dhe sy e faqe t’i thonč GJYQ !… Keta derezij e punezij jane trembur aq shume nga nga hunduri yt jetegjate, sa arrijne te na akuzojne Nexhin se paska pire tri leke kafe ne dite… Ta lumsha ,o komandanti ynč me flete…ta them me gjithe zemer e nuk betohem me as pčr “ pčr idealin e Partise,se mate betim te rreme nuk ka lezet te vete dhe ne varr si nje genjeshtar”…
    Perjeton i deklasuari oreksin gllaberues kuqalash qe shtohet me teper prej drejtesise , kthyer ne azil padrejtesie e ben hapat me drastike kunder tij .
    Me shpyrtin e atdhetarit te flakte , dhe me humorin e hollč te labit shpreh pčr gjendjen e inercise diktatoriale te vendit ”sikur te ish province Islamike “ :” …kane zene e po me ngaterrohen syte e me duken nje here te gjithe komandante …here tjeter gjithe rober te vrare…tjeter me duken si pjestare te grupeve puēiste..” Dhe ..natyrshem nderton pytjen :
    Kujt po i qan syri pčr ta pare dhe Shqiperine si Libani?…
    “ E shkuara na thote se,qeverite me jetegjata ne Shqipčri kane qene vetem ato qč kanč pasur pelqimin eBeogradit dhe te grabitqareve te tjere, qe kane coptuar trojet tona “ dhe konkludon:” Edhe tani qe Beogradi eshte aq i izoluar nga e tere familja e kombeve te qyteteruara, ne saje te politikes anakronike, pčrseri na u dashka te mbetemi te trashgimtaret e Tanzimatit e te kerkojme dhe shpčtimin e shpreses tek tanzimatin e kuq te Pekinit?”… Duke patur zerin e kohes tek vjen nga e kaluara, kalon ne te ardhmen . Ne kete gjykim ku, bota lčviz para veshtrimit sa me krenarine shqiptar dhe me trishtimin e del se, Shqipčria me burra si Daut Gumeni di te rezistoje.
    Me personalitetin e tij dhe -duke u larguar nga nje shifrim spontan ndjenjash- nga emocionet, nuk i le asgje rastesise, po, u pohon antishqiptareve, pseudodemokrateve : “ Fajin na e ka pasqyra !…”


    Ksenofon M. Dilo




    the attachments to this post:

    transicion_trashegimi

    Tags: Daut Gumeni, Ksenofon Dilo

Faqja 18 nga 23 I pariI pari ... 81617181920 ... E funditE fundit

Tema Tė Njėjta

  1. Cilet Jane Emrat Me Te Bukur Shqipetar?
    By Adami in forum Kafeneja virtuale
    Pėrgjigje: 82
    Postimi Fundit: 02-05-2011, 20:57
  2. Kosova me pasaporta tė reja prej 21 korrikut
    By Monika in forum Shtypi - Aktualitet
    Pėrgjigje: 0
    Postimi Fundit: 15-07-2008, 00:04
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi Fundit: 22-03-2008, 23:03
  4. Prishtinė: ProCredit Bank me zyra tė reja
    By Don Alberti in forum Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi Fundit: 11-03-2008, 17:36
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi Fundit: 30-06-2007, 13:51

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •