Faqja 94 nga 236 I pariI pari ... 44849293949596104144194 ... E funditE fundit
Duke shfaqur rezultatin 931 deri 940 prej 2354

Tema: Kuriozitete

  1. #1
    Anėtar i Lartė Avatari i Marisa
    Antarėsuar
    Mar 2007
    Vėndndodhja
    Nėpėr ėndrra ....
    Postime
    22,951

    Gabim Kuriozitete

    Njeriu me i gjate ne bote, i cili ka kėrkuar grua pėr tu martuar ne gjithė planetin, me ne fund e gjeti ne vendin e tij te lindjes. Gruaja ėshtė e gjate sa gjysma e tij, ndėrsa burri ka dyshimin e viteve te saj.

    Bao Xishun, 56 vjeē, njė gjigand i gjate 2,36 metra i klasifikuar ne Guinness si burri me i gjate qe jeton, ėshtė martuar me njė shitėse kineze 29 vjeē.

    Bashkėshortja e tij Xia Shujuan, ėshtė e gjate 1,68 metra, dhe ven nga Chifeng, ne Mongoline qendrore, ashtu si Bao.




    Gjigandi, ka arritur atė lartėsi qe e bėn te bjere jo pak ne sy, gjate periudhės se adoleshencės, dhe mjeket nuk e kane kuptuar asnjėherė persen.

    Pas njė karriere ne ushtri, ku u zgjodh pėr te qene pjese e njė skuadre basketbolli, ai u kthye ne vendlindje. Kur nuk kujdeset pėr kafshėt, ai e pėrdor fizikun e tij pėr te dhėnė spektakėl pėr shikuesit.

    Ne dhjetor Bao u kishte shpėtuar jetėn dy delfinėve qe desh vdisnin pėr pak, ne njė akuarium ne Fushun, duke u futur krahėt e tij gjigand ne stomakun e delfinėve te cilėt kishin ngrėnė pjese plastike.

  2. #931
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,619

    Gabim

    Studimi i ri: Darwini kishte tė drejtė



    Charles Darwin, hartuesi i teorisė sė evolucionit, e cila edhe sot vazhdon tė pėrēajė studiuesit, kishte tė drejtė rreth faktit qė jeta nė Tokė nuk ka nisur nė ujė, por nė tokė.
    Tė paktėn kėshtu argumentohet nga njė studim i publikuar nė “National Academy of Science”, pasi disa kėrkues realizuan disa prova mbi pėrbėrėsit kimikė tė disa prej shkėmbinjve mė tė vjetėr tė planetit.
    Profesori Armen Mulkidjanian dhe kolegėt e tij, pas analizave disa mujore, arritėn nė pėrfundimin se oqeani dhe mjediset e tjera ujore nuk kanė balancėn e duhur tė pėrbėrėsve qė favorizojnė krijimin e jetės.
    Pėr herė tė parė, njė pretendim i tillė ėshtė ngritur nga “babai i evolucionit”, Darwin, nė shekullin XIX.
    Megjithatė, teoria e tij, e shumėkritikuar nga kisha dhe teoria e Mulkidjanian, kanė gjetur kundėrshtarė tė fortė nė sferat e larta shkencore.
    Disa studiues tė tjerė vunė nė dukje se nė kohėn kur referohet studimi, 3,8 miliardė vjet mė parė, Toka ishte e bombarduar nga meteorė, prandaj do tė kishte qenė e pamundur qė gjallesat tė mbijetonin nė sipėrfaqe dhe jo nė thellėsi tė ujit.

    Bota Sot

  3. #932
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,619

    Gabim

    Gjenerata e tė uriturve



    Njė nė katėr fėmijė tė vegjėl nė botė ėshtė i kequshqyer dhe nėse nuk do tė vdesė, do tė shndėrrohet nė njė individ tė paaftė fizikisht dhe moralisht

    Njė e katėrta e fėmijėve nė tė gjithė globin nuk marrin ushqim tė mjaftueshėm pėr t’u rritur siē duhet dhe 300 fėmijė nė botė vdesin ēdo orė nga mungesa e ushqimit. Kėto janė disa nga rezultatet e njė raporti tė ri qė nxjerr nė pah efektet e krizės botėrore tė ushqimit.
    Nė tė gjithė botėn ekzistojnė 170 fėmijė nėn moshėn 5 vjeē, zhvillimi i tė cilėve ėshtė tronditur, madje ėshtė ndėrprerė nga tė kequshqyerit pėr shkak tė mungesės sė ushqimeve dhe mungesės sė qumėshtit tė gjirit tė nėnave tė tyre, edhe ato tė kequshqyera. Dhe kjo situatė e rėndė ėshtė duke u pėrkeqėsuar nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe gjithnjė e mė tepėr. Ky ėshtė rezultati i njė kėrkimi tė organizatės britanike ‘Save the Children’. Nė Pakistan, Indi, Peru dhe Nigeri – vende tė cilat janė “shtėpia” e gjysmės sė fėmijėve tė uritur tė botės – ngritja e madhe e ēmimeve tė ushqimeve sė fundi, ėshtė duke i shtrėnguar prindėrit e fėmijėve tė kequshqyer qė tė reduktojnė edhe mė ushqimet pėr familjen dhe t’i shkėpusin fėmijėt nga shkolla nė mėnyrė qė tė punojnė dhe tė nxjerrin vetė qė nė moshė tė njomė bukėn e gojės. Sipas raportit dhe sipas njė sondazhi tė posaēėm, prindėrit thonė se nuk kanė mundur qė t’i ngopin dot me bukė asnjė ditė fėmijėt e tyre. Njė nė gjashtė prindėr nuk ka mundėsi kurrė qė tė blejė mish, qumėsht apo zarzavate. Mė pas thuhet se gjashtė nė dhjetė fėmijė nė Afganistan nuk marrin ushqimin qė u duhet pėr t’u rritur. “Nėse nuk do tė ndėrmerret asnjė lloj veprimi, atėherė gjysmė miliardi fėmijė do tė pėsojnė dėme tė pariparueshme nė rritje dhe shėndet gatė 15 viteve tė ardhshme”, - bėhet e ditur nė raport. Gjatė 5 viteve tė fundit, ēmimi i ushqimit ėshtė rritur nė tė gjithė botėn edhe pėr shkak tė pėrkeqėsimit tė kushteve tė motit, ose tė paktėn kėshtu pretendohet, duke e bėrė shumė mė tė vėshtirė sigurimin e bukės sė pėrditshme. Tė varfrit, tė cilėt i pėrdorin tė gjitha tė ardhurat e tyre nė blerjen e ushqimeve elementare pėr familjen, janė ata qė goditen edhe mė shumė nė kėtė situatė. Njė nė katėr prindėr nė vendet nė tė cilat ėshtė zhvilluar sondazhi ėshtė detyruar qė tė reduktojė, madje tė pėrgjysmojė edhe atė sasi tė pakėt tė ushqimit me tė cilėn ėshtė mėsuar.
    Nė Indi, gjysmė milioni fėmijė janė tė goditur nga kequshqyerja, ndėrkohė qė njė pjesė e madhe ka mbetur fare pa ushqim. Nė Afganistan, ēmimi i ushqimit ėshtė rritur me 25%, ndėrsa nė vende tė tilla tė varfra si Kenia, ēmimet janė rritur me 40%. “Save the Children” e pėrshkruan kequshqyerjen si njė vrasės tė heshtur, sepse shumė shpesh pėr tė nuk flitet dhe ajo nuk konsiderohet aspak si njė shkak i vdekjeve tek tė miturit, kryesisht. Kjo ēon edhe nė mungesėn e marrjes sė vendimeve dhe veprimeve konkrete pėr tė shpėtuar dhe pėr t’iu ardhur nė ndihmė kategorisė sė mėsipėrme. Nė veri tė Afganistanit, Mohamed Jan peshonte gjysmėn e peshės sė njė fėmije nė moshėn 7-vjeēare pėr shkak tė kequshqyerjes dhe urisė. E ėma e tij, qė ditėn qė e solli nė jetė nuk kishe pasur kurrė mjaftueshėm qumėsht gjiri pėr ta ushqyer foshnjėn e saj, e cila nuk ka kaluar asnjė ditė me barkun plot. E gjithė jeta e kėtij fėmije, tė gjitha vitet e tij, kanė qenė njė zvarritje drejt vdekjes. Si ky fėmijė janė me mijėra, me qindra mijėra tė tjerė nė njė situatė tejet tė vėshtirė dhe tragjike, dhe jo vetėm nė Afganistan. Ky fėmijė u vu re nga njė organizatė ndėrkombėtare dhe u ēua pėr t’u kuruar nė Londėr, por mijėra e qindra mijėra tė tjerėt qė vazhdojnė tė vuajnė nuk e kanė pasur fatin e tij. Kequshqimi ėshtė njė ndėr shkaqet e “fshehta” tė vdekjes sė fėmijėve tė mitur nė botė, njė nga shkaqet frekuente, por tė nėnvleftėsuara. Asnjėherė njė shkak i tillė nuk ėshtė propaganduar me forcė dhe qėllimisht ėshtė lėnė nė harresė ose nė plan tė dytė. Ndėrkohė qė mė shumė vėmendje kanė pasur shkaqet tė tilla si malarja apo SIDA. Vdekshmėria e fėmijėve nga malarja ėshtė pakėsuar tri herė krahasuar me vitin 200, ndėrsa vdekjet nga tė kequshqyerit sa vijnė e shtohen, dhe sidomos me rritjen e ēmimeve tė ushqimit, pas krizės financiare, ajo ėshtė shtuar shumė.
    “Save the Children” bėn tė ditur se, pa njė pėrqendrim mė tė madh tė vėmendjes sė tė gjithėve nė ēėshtjen jetike tė ushqimit tė fėmijėve nė vendet e varfra, ky fenomen do tė vijė duke u shtuar nė mėnyrė tė vazhdueshme. E ardhmja, nėse nuk do tė veprohet, do tė jetė shumė mė e errėt pėr kėta fėmijė nė tė gjithė botėn. Mbi 30 000 fėmijė vdesin ēdo vit nė Afganistan pėr shkak tė kequshqyerjes dhe nė veri tė vendit numri i kėtyre vdekjeve ėshtė shumė mė i madh, edhe pėr shkak tė njė thatėsire tė madhe dhe tė tejzgjatur qė karakterizon rajonin dhe qė i ka goditur kulturat bujqėsore.
    Por ajo ēka ėshtė mė tragjike dhe qė pėrbėn njė problem mė tė madh, ėshtė fakti se pjesa mė e madhe e fėmijėve tė kequshqyer nuk vdesin, por shndėrrohen nė qenie krejtėsisht tė paafta pėr tė pėrballuar jetesėn. Ata janė tė dobėt fizikisht dhe mendėrisht dhe shndėrrohen nė njerėz-hije, tė paaftė pėr tė pėrballur jo vetėm jetesėn, por edhe menaxhimin e trupit dhe ekzistencės sė tyre. Sipas njė vlerėsimi tė bėrė nga Banka Botėrore, fėmijėt e kequshqyer kanė njė koeficient inteligjence shumė herė mė tė vogėl dhe mė tė ulėt se fėmijėt e tjerė. Nė kėtė mėnyrė, bie ndjeshėm edhe IQ i vendeve tė cilėt kanė njė kontingjent tė madh tė fėmijėve tė tillė. Si pasojė, e ardhmja e kėtyre vendeve ėshtė shumė e zymtė dhe ato shndėrrohen nė vende handikapate, pa njė rini aktive dhe tė zonjėn pėr tė ēuar mė tej drejtimin dhe fatet e vendit. Kjo ka ndikimin e vet nė shkollim dhe nė tė gjitha fushat e tjera tė jetės.
    Dhjetėvjeēari i fundit ėshtė ndėr mė tė vėshtirėt dhe mė tė rėndėt nė kėtė aspekt. Kjo, sepse ėshtė njė dhjetėvjeēar qė ka parė nė mėnyrė tė vazhdueshme pėrkeqėsim tė situatės, duke filluar nga kushtet klimatike e deri tek ato tė rritjes sė ēmimeve tė ushqimit si pasojė e krizės financiare. Megjithatė, janė shėnuar edhe disa rezultate pozitive. Kėshtu, sipas raportit, ėshtė pėrmirėsuar situata e vdekjeve foshnjore pėr shkak tė pėrmirėsimit deri diku tė kushteve mjekėsore tė nėnės dhe fėmijės. Kėshtu, nga 12 milionė vdekje nė vit qė ndodhnin nė vitet ’90, kėtė dhjetėvjeēar kjo shifėr ėshtė pėrgjysmuar. Por duket se pėrparimi nė kėtė drejtim nė vitet e para tė dhjetėvjeēarit tė kaluar ėshtė duke u ndalur pikėrisht pėr shkak tė krizės financiare dhe tė gjitha pasojat qė kjo krizė ka tek tė varfrit e botės qė nga viti 2007, kryesisht nė rritjet shumė herė tė ēmimeve tė produkteve bazė bujqėsore. ‘Save the Children’ ėshtė duke u pėrpjekur qė tė ndėrgjegjėsojė Kryeministrin britanik, Cameron qė me rastin e mbledhjes sė liderėve botėrorė nė Londėr, nė Olimpiadėn e verės, tė organizojė njė takim me liderėt nė lidhje me masat qė duhen marrė pėr tė luftuar urinė e fėmijėve nė botė.

    Bota Sot

  4. #933
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,619

    Gabim

    Njė ekuacion pėr “paratė e lehta”



    Ja formula e krizės ekonomike
    U formulua nė vitin 1973, quhet modeli ‘Black&Scholes’ dhe pėr njė ēerek shekulli shėrbeu pėr tė shtuar fitimet e mėdha nga City i Londrės, nė Wall Street. Sipas profesor Stjuart, ky ekuacion ėshtė njė nga shkaqet e kolapsit financiar botėror qė nisi nė vitin 2007
    “Mė jepni njė pikė dhe unė do ta lėviz botėn”, shpallte me bindje Arkimedi dhe teoria e tij, qė ka kapėrcyer shekujt nga Roma e lashtė nė ditėt tona. “Mė jepni njė ekuacion dhe do tė shkatėrroj botėn”. Kjo frazė vjen 2 mijė vjet pas tė parės, nga goja e profesorit Ian Stjuart, njė shkencėtar i shquar i universitetit tė Warwick. Njė ekuacion si ai i krijuar nė vitin 1973 nga dy shkencėtarė amerikanė, Fischer Black dhe Myron Scholes, tė cilėt falė kėtij ekuacioni fituan ‘Nobelin’ pėr ekonominė nė vitin 1997. Pėr mė shumė se ēerek shekulli, pėrllogaritja e ndėrlikuar qė mban emrin e tyre u konsiderua si “Grali i shenjtė” i financave ndėrkombėtare. Ishte njė metodė pėr tė fituar shuma tė paimagjinueshme parash, pa qenė nevoja e prodhimit tė mallrave, e madje as e kėmbimit tė tyre nė njė treg. Nga City i Londrės tek Wall Street i New York-ut, investitorėt e kishin pagėzuar kėtė formulė me termin “formula e Midės”, sepse arrinte qė tė shndėrronte, tė transformonte nė ar gjithēka qė “prekte”. Ndėrkohė, ata qė i vunė kėtė emėrtim duket se e kishin harruar se ēfarė fundi pati vetė Mida.
    Nė njė libėr tė cilit i ka kushtuar dhjetė vite punė, publikuar kėto ditė nė Britaninė e Madhe me titull: ”17 ekuacione qė ndryshuan botėn”, profesor Stjuart mes tė tjerash deklaron se, ekuacioni ‘Black-Scholes’ u shndėrrua nė shkakun e krizės financiare globale tė vitit 2007, ose sė paku ishte shkėndija qė i dha zjarr sistemit bankar dhe ekonomisė botėrore, duke tėrhequr pas vetes, drejt vrimės sė zezė, ekonomitė e zhvilluara tė shumė vendeve e duke i futur nė krizėn mė tė rėndė qė nga periudha e ‘Depresionit tė Madh’. Autori shprehet se, sigurisht, nuk mjafton njė formulė matematikore pėr tė shkaktuar njė tėrmet planetar tė pėrmasave tė tilla. Sigurisht qė nė “gatimin” e kėtij shkatėrrimi kanė dhėnė kontribut edhe faktorė tė tjerė, si papėrgjegjshmėria financiare, papėrgjegjshmėria politike, mundėsitė e pamata qė u janė dhėnė spekulatorėve financiarė, ērregullimi i madh dhe i vazhdueshėm i tregjeve. Por mbi tė gjitha, shkrimi i tij ka si objektiv qė t’i bjerė kambanės sė alarmit pėr botėn e financave ndėrkombėtare e qė dominohet nga instrumente teorike qė janė bėrė edhe mė shkatėrrimtare nga shpejtėsia e kompjuterėve, tė cilėt i zbatojnė nė mėnyrė automatike tė gjitha urdhrat dhe komandat. “Ėshtė sikur t’ia kishim dorėzuar ēelėsat e ekonomisė botėrore dikujt qė vepron duke u bazuar thjesht tek rastėsia dhe jo tek gjėrat e qarta dhe tė sigurta”, - deklaron matematikani, sipas tė cilit do tė duhet njė reformė radikale e sistemeve qė rregullojnė financat.
    Nė libėr thuhet se Black dhe Schholes, nė fakt, nuk kanė asnjė faj personalisht dhe si shkencėtarė, dhe ekuacioni i tyre nuk ėshtė “magji e zezė”. Ai kufizohet nė dhėnien e njė mjeti racional pėr tė llogaritur ēmimin e njė kontrate financiare para se kjo kontratė tė hyjė nė fuqi, pra tė zbatohet. Ėshtė sikur tė blesh (ose shesėsh) njė bast pėr njė kalė qė ėshtė ende nė mesin e garės. Por ekuacioni ‘Balck-Schols’ ka ēelur njė botė tė re investimesh gjithnjė e mė tė ndėrlikuar, duke i dhėnė mundėsi nė kėtė mėnyrė lulėzimit tė njė industrie botėrore gjigante, asaj tė derivativave financiare dhe sistemeve tė tjera spekulative qė pėrbėjnė hapėsira tė pafundme pėr abuzime nga kushdo. Ekuacioni i dy shkencėtarėve, sipas profesorit, i ka rrėnjėt tek matematika dhe fizika, modelet teorike tė tė cilave jo gjithmonė janė tė mira dhe rezultative pėr botėn financiare. Spekulatorėt e kanė shfrytėzuar pėrgjatė tre dhjetėvjeēarėve tė rritjes marramendėse tė ekonomisė. Nė vitin 2007, sistemi financiar ndėrkombėtar shkėmbente derivative pėr njė vlerė prej njė milion miliard dollarėsh, e barabartė kjo shumė me dhjetėfishin e tė gjitha produkteve tė krijuara nė tė gjithė botėn gjatė shekullit tė fundit dhe kėtė e bėnte pa qenė nevoja pėr tė krijuar apo shkėmbyer produkte reale. Pikėrisht nė kėtė moment plasi edhe flluska e pasurive tė paluajtshme dhe tė gjitha operacionet, kontratat, borxhet e garantuara nga hiēi u shkėrmoqėn dhe u zhbėnė nė njė rrokopujė tė paprecedentė.
    “Mostrat gjenerojnė mostra”, - thotė autori: ”Duke ndjekur modelin ‘Black-Scholes’, tė gjitha shoqėritė e investimeve kanė marrė nė stafin e tyre shkencėtarė me doktoraturė nė matematikė pėr tė zhvilluar formula spekulative gjithnjė e mė tė rrezikshme. Derisa shpėrtheu gjithēka”. Njė lojė e rrezikshme kjo, tė cilėn shkrimtari anglez, Robert Harris e ka pėrshkruar me hollėsi nė romanin e tij tė botuar njė vit mė parė, ”Treguesi i frikės” dhe me tė cilin merret edhe libri i Stjuart. Njė lojė tė cilėn ai e ka ekzaminuar me shumė kujdes pėr tė gjetur detaje dhe hollėsi rrėqethėse. Do tė duhej nė atė kohė njė Sherlock Holmes i matematikės pėr tė zbuluar “vrasėsin” e recesionit tė vitit 2007: ekuacionin qė shkaktoi krizėn mė tė madhe financiare tė historisė.

    Bota Sot

  5. #934
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,619

    Gabim

    Urbanizimi: Si duhet tė jenė qytetet e sė ardhmes



    Metropole gjithmonė e mė tė mėdha, por qė duhet t’u pėrshtaten mė shumė nevojave tė njerėzve. Nė 2030-n, nė qytete do tė pėrqendrohet 60 pėr qind e popullsisė. Me pak fjalė, nuk duhet tė ndėrtosh qytete tė reja, por tė aplikosh sa mė shumė tė jetė e mundur modelet mė tė mira

    Sipas parashikimeve tė OBSH-sė, qytetet do tė vazhdojnė tė popullohen gjithmonė e mė shumė. Pėr mė tepėr, nė vitin 2030, 60 pėr qind e popullsisė sė botės do tė jetė e urbanizuar, d.m.th, do tė jetojė nė qytet. Ndėrsa, nė 2050-n kjo shifėr do tė shkojė nė 70 pėr qind. Por nėse pėr universitetin e Karolinės sė Veriut, banorėt e qyteteve i kanė kaluar ata tė fshatit nė mesin e 2007-s, pėr shumė tė tjerė ky kalim ndodhi njė vit mė vonė. Me pak fjalė, gara drejt urbanizimit tė tokės ėshtė e pandalshme. Nė Kinė, kalimi definitiv drejt megapoleve u bė vetėm disa javė mė parė. Por lind pyetja se, si munden qytetet tė pranojnė miliona qytetarė tė rinj? Mė pesimistėt ndoshta mendojnė skenarėt e “Blade Runner” (filmi i vitit 1982, drejtuar nga Ridley Scott, i vendosur nė Los Angeles, nė vitin 2019). Megjithatė, me siguri duhet punuar tani pėr tė ndėrtuar qytetet ku mund tė jetohet nė tė ardhmen. Pikėrisht pėr kėtė, OBSH-ja ka prezantuar programin ndėrkombėtar “Healthy Cities”, njė rrjet qytetesh “virtuoze”, qė e bėjnė projektimin e shėndetshėm njė shtyllė tė administrimit publik. Nė Europė, ky rrjet numėron rreth 1300 qytete. “Zgjidhjet pėr qytetet e mira ekzistojnė dhe janė pėrhapur gjithandej. Pėr shembull, Frajburgu nė Gjermani, ėshtė qyteti i qėndrueshmėrisė urbane, falė mėnyrės dhe materialit tė ndėrtimit tė shtėpive, pėrdorimit tė energjisė diellore, hapėsirave tė gjelbra etj. Nė Lisbonė, pėr shembull, i ėshtė kushtuar shumė rėndėsi linjės sė tramvajit, ndėrsa nė qytete tė tjera nėpėr Europė ėshtė vėnė theksi tek pėrdorimi i biēikletave. Tė tjerė kanė krijuar tė ashtuquajturit ‘pedibus’ pėr tė shoqėruar fėmijėt qė shkojnė nė kėmbė nė shkollė. Me pak fjalė, nuk duhet tė ndėrtosh qytete tė reja, por tė aplikosh sa mė shumė tė jetė e mundur modelet mė tė mira”. Nė tė vėrtetė, planifikimi i strukturės urbane ka shumė rėndėsi: njė kėrkim australian, pėr shembull, ka treguar se sa mė mirė tė jenė organizuar hapėsirat e gjelbra brenda njė lagjeje, aq mė pak fėmijėt kalojnė kohė pėrpara televizorit apo videolojėrave. Mbi fėmijėt janė pėrqendruar edhe shumė projekte tė tjera, si pėr shembull, ato pėr tė favorizuar aktivitetet motore pas shkollės apo mensat me programe pėr tė luftuar obezitetin. Shumė e pėrhapur ėshtė edhe bindja mbi nevojėn e investimeve nė mjetet alternative pėr tė lėvizur, si transportet publike apo makinat elektrike dhe mundėsinė e hapėsirave qė mund tė favorizojnė aktivitetet sportive spontane, duke qenė se jo tė gjithė mund tė regjistrohen nė palestėr. “Projektimi i njė qyteti tė shėndetshėm kalon nga mundėsitė e barabarta: duhet gjetur mėnyra pėr t’u garantuar fėmijėve, tė moshuarve dhe njerėzve nė nevojė, aksesin ndaj aktiviteteve fizike dhe atyre sociale. Tė gjitha kėto lloj ndėrhyrjesh nuk duhen parė si shpenzime, por si njė kursim i mirė. Si e vetmja rrugė pėr tė ardhmen e njė qyteti dhe shteti krejtėsisht social”, - shpjegojnė specialistėt e urbanizimit. Qė kursimi ėshtė krejtėsisht i mundur, e nėnvizon edhe Giuseppe La Torre, docent i higjienės nė Universitetin “La Sapienza”, nė Romė. Ai tregon rezultatet e studimit europian HEREPLUS (Health Risk from Environmental Pollution Levels), qė sapo ėshtė mbyllur: “Nė Madrid, Romė, Athinė apo Gjermani, kemi llogaritur impaktin e hapėsirės sė gjelbėr mbi ndotjen e shkaktuar nga makinat. U zbulua se nė Romė, nėse nuk do tė kishim hapėsira tė gjelbra publike, duhet tė shpenzonim 2-3 milionė euro pėr ozonin dhe 3-4 milionė tė tjera pėr impaktin e gazit nė shėndetin publik. Rritja e hapėsirave tė gjelbra na bėnte qė tė kursenim nė drejtime tė tjera”. Hapėsirat sipas nevojave tė njeriut, janė njė tjetėr problem pėr qytetet e populluara: njė kėrkim nė New Hampshire ka treguar se, kur shumė gjėra janė afėr dhe tė arritshme me kėmbė, si pėr shembull dyqane, restorante, biblioteka, zyra dhe parqe, komuniteti jeton mė mirė dhe beson mė shumė tek tė tjerėt. Pra, fakti ėshtė se sa mė shumė krijohen lidhje mes hapėsirave urbane, aq mė shumė favorizohet shėndeti mendor dhe fizik i qytetarėve: qėllimi, shpjegojnė specialistėt, ėshtė tė krijohen qytetet ku ėshtė e mundur pėr tė gjithė tė spostohen nė kėmbė apo me biēikletė pėr tė arritur tek dyqanet apo shėrbimet. Pėr momentin, qytetet e vogla dhe mesatare janė njė model pėr t’u ndjekur. “Njė qytet me 200-300 mijė banorė ėshtė mjaftueshėm i madh pėr tė garantuar punė, shkollim dhe mundėsi kulturore. Ai mund tė pėrshkohet edhe me biēikletė brenda njė kohe tė shkurtėr”.

    Bota Sot

  6. #935
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,619

    Gabim

    Zbulohet misteri i yllit tė ndritur



    Ėshtė zbuluar origjina e yllit mė tė ndritshėm qė shkėlqeu nė qiell mes vitit 1839 dhe 1858 falė njė ndriēimi tė prodhuar nga shpėrthimi mė i fuqishėm i regjistruar ndonjėherė, ai i yllit Eta Carinae.
    Kėrkimi, i kryer nga Space Telescope Institute, ka vėzhguar atė pjesė tė hapėsirės pėrreth yllit ku janė ende tė pranishme gjurmėt e shpėrthimit tė dhunshėm.
    Ky veprim, sipas astrofizikantėve, ka gjeneruar njė erė me pluhur dhe copėza nė temperatura qė arrijnė deri nė 7 mijė gradė Kelvin.

    Bota Sot

  7. #936
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,619

    Gabim

    E lė e dashura, i vė flakėn vetes



    Njė 26-vjeēar nė Londėr gjeti vdekjen pasi i vuri flakėn vetes nė oborrin e shtėpisė sė tė dashurės sė tij, qė sapo e kishte lėnė nėpėrmjet njė mesazhi.
    Maysam Mayani i dėrgoi njė mesazh tė fundit ishit Sona Khamseh, duke i kėrkuar qė tė dilte nga shtėpia e saj nė Ēelsi, Londėr perėndimore, pėr tė marrė trupin e tij tė vdekur nė oborr.
    Njė dėshmitar i tregoi policisė se dėgjoi klithma, pėrpara se tė kthehej dhe tė shikonte njė person tėrėsisht tė pėrfshirė nga flakėt.
    Khamseh i kishte thėnė mė parė tė ndjerit se babai i saj nuk e aprovonte lidhjen dhe se dėshironte tė ndahej, ndėrsa i kėrkoi qė tė qėndronte larg, duke e kėrcėnuar me paditje pėr ngacmim.
    Sipas policisė londineze, Mayani njihej si njė njeri i paqėndrueshėm emocionalisht, pasi vuante nga depresioni dhe kishte tentuar disa herė mė parė t’i jepte fund jetės.

    Bota Sot

  8. #937
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,619

    Gabim

    Isaac Newton ishte satanist



    Sir Isaac Newton ėshtė pa dyshim njė prej mendjeve mė tė ndritura qė ka njohur ndonjėherė njerėzimi.
    Zbuluesi britanik ka hedhur bazat e fizikės moderne dhe ligjet e tij studiohen nė ēdo shkollė nė botė, por Newton kishte edhe njė anė tė errėt pėr tė cilėn dihet shumė pak.
    Fizikanti i ndarė nga jeta nė moshėn 84-vjeēare nė vitin 1727 ishte shumė i interesuar pėr forcat e errta, ashtu si dhe pėr studimin e veprave tė shenjta hebraike dhe misticizmin hebre.
    Ekzistojnė thėnie tė tjera tė pakonfirmuara se fizikanti i madh kishte njė joshje pėr satanizmin dhe i pėlqente tė lexonte rreth magjisė sė zezė.
    Kjo anė e fshehtė e Newton u zbulua nė njė publikim tė Bibliotekės Kombėtare tė Izraelit online, ku figuronin edhe disa dokumenta tė “zeza” tė cilat kishte studiuar.

    Midis dokumenteve mė interesante tė sapozbuluara tė Newton, figuron edhe njė parashikim i tij nė njė dorėshkrim, nė tė cilin vlerėsohet se fundi i Tokės do tė vijė nė vitin 2060.

    Bota Sot

  9. #938
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,619

    Gabim

    Darka speciale e ēmimeve Oscar



    Ajo do tė jetė darka mė e pasur e qytetit. Bėhet fjalė pėr tė pėrvitshmen 'Governors Ball Oscar after-party' qė do tė pėrfundojė me darkėn formale pėr tė cilėn do tė pėrgatiten 50 specialitete tė ndryshme nga shefi i famshėm i kuzhinės, Wolfgang Puck pėr tė cilin ky ėshtė viti i 18-tė qė pėrgatit pjatat e kėsaj darke tradicionale nė tė cilėn kėtė vit do tė jenė tė ftuar mėse 1500 persona, tė ftuar pėr tė qenė tė pranishėm nė ceremoninė e ndarjes sė ccmimeve Oscar.
    Shefi i kuzhinėsi i cili duket tė ketė njė ndėr pėrgjegjėsitė mė tė mėdha tė kėtij eventi, tė kėnaqė tė ftuarit me gatimet e tij rrėfen: “Kėtė vit kam menduar pėr shumė pjata ta vogla ku do tė gjenden specialitetet dhe mund t’ju pėrmend makarona me djathė, por jo si ato qė mund tė keni ngrėnė nė ndonjė restorant, apo specialitete tė mishit tė pulės i gatuar nė poce. Pėrveē se do tė jetė ushqim i shijshėm, kemi menduar edhe pėr pak zbavitje nė tavolinat e tė famshmėve tė ftuar”.
    Producenti i kėsaj mbrėmjeje, Cheryl Cecchetto ka rrėfyer se pėr tė nuk ka qenė e lehtė zgjedhja e vendit tė mbajtjes sė kėsaj darke.“Ēdo hapėsirė duhet tė duket ndryshe dhe kemi menduar tė bėjmė disa lėvizje nėpėr kėtė hapėsirė. Them se do tė jetė tepėr e kėndshme gjithcka, do tė ngjajė me njė muze komforti”, thekson producenti.
    “The Governors Ball” do t’ju japė mirėseardhjen tė gjithė artistėve tė ftuar menjėherė pas pėrfundimit tė ceremonisė sė ccmimeve Oscar, mbrėmjen e 26 shkurtit.

    Bota Sot

  10. #939
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,619

    Gabim

    Tė “varfrit e rinj” grekė



    Punonjėsit e ndihmave dhe kuzhinat e supės nė Athinė janė duke u pėrpjekur qė tė bėjnė gjithēka pėr “tė varfrit e rinj” tė Athinės”. Qė kėtu nis kriza e rėndė ekonomike nė vend, ndėrsa varfėria po bėn kėrdinė nė shtresėn e mesme greke, ndėrkohė edhe pėrqindja e vetėvrasjeve ėshtė dyfishuar

    Nėse kjo krizė ka prekur Pireun, atėherė ėshtė bėrė punė shumė e mirė pėr ta fshehur njė fakt tė tillė. Edhe nė kėtė natė tė ftohtė shkurti, makinat luksoze janė radhitur jashtė njė restoranti shik dhe shumė tė shtrenjtė peshku nė kėtė port qė ndodhet nė periferi tė Athinės. Por Leonidas Koutikas di ku tė shkojė. Jo mė larg se 50 metra larg sheshit tė madh tė shėtitjeve, mizeria dhe varfėria janė tė dukshme nė tė gjitha dimensionet e saj. Kourikas sheh njė familje prej 5 vetash qė jeton nėn njė tendė tė hollė, e cila ėshtė ngjitur me murin e njė ndėrtese tė madhe dhe tė lartė. Koutikas dhe kolegėt e tij nga organizata e ndihmave “Kimaka” merren me tė varfrit e rinj tė Greqisė. Ata shpėrndajnė ēdo natė paketa ndihmash ushqimore dhe veshmbathje, si edhe ilaēe. Ēdo ditė, sipas tij, lista e atyre qė kanė nevojė pėr asistencė sa vjen e bėhet mė e gjatė. Ai e di se sa e keqe ėshtė situata, sepse flet nga pėrvoja e tij personale. Deri pak kohė mė parė, ky 48-vjeēar ka qenė vetė njė njeri i rrugės. Edhe vetė ai flinte ku ta zinte nata. Athina nė fakt e ka pasur gjithmonė jo tė vogėl problemin me tė pastrehėt nė fakt, siē ndodh me tė gjitha qytetet e mėdha dhe tė mbipopulluara nė botė. Por kriza financiare, dhe mbi tė gjitha kriza e borxheve, kanė bėrė qė varfėria nė kėtė vend tė dalė me tė vėrtetė jashtė kontrollit. Nė vitin 2011, janė regjistruar 20% tė pastrehė mė shumė se njė vit mė parė. Nė varėsi tė stinės, numri i tė pastrehėve nė Athinė mund t’i kalojė tė 25000. Kuzhinat e supės nė Athinė janė duke u ankuar pėr njė mbingarkesė tė punės, sepse, sidomos kėta muajt e ftohtė tė dimrit, vėllimi i punės ėshtė shtuar shumė. Ėshtė shtuar pra numri i njerėzve qė janė tė dėshpėruar financiarisht dhe synojnė vetė njė supė falas nė ditė.
    Pjesa mė e madhe e tė “ardhurve tė rinj” nė rrugė janė ata qė u pėrkasin tė ashtuquajturve “tė varfrit e rinj” dhe janė ata tė varfėr qė u gjendėn nė njė situatė tė tillė dy vjet tė shkuara nė momentet mė tragjike tė pėrmbysjes sė madhe. Befas nuk ishin vetėm njerėzit me probleme fizike dhe mendore qė trokisnin nė dyert e organizatave tė ndihmave. Sipas drejtuesve tė kėtyre organizatave, tė varfrit e rinj qė vijojnė nga shtresa e mesme, janė kontingjenti i ri i drekave dhe darkave falas. Njė nga kėta tė varfėr ėshtė Lambros Zacharatos, qė ecėn nėpėr natė nė rrugėt e Athinės me Leonioda Koutikas. Deri njė vit mė parė, ai punonte si dizajnues i ambienteve tė brendshme qė fitonte nė njė muaj tė mbarė edhe 4500 euro. Por krejt papritur erdhi kriza. Qė nga ai moment, ai dhe disa kolegė tė tij gjithashtu tė rrėnuar ekonomikisht, vendosėn tė jetonin tė tre nė njė dhomė me qira nė njė hotel. Zacharatos thotė se gjithēka ndodhi shumė shpejt. Ai humbi vendin e punės dhe nuk kishte mė para pėr tė paguar kredinė qė kishte marrė pėr apartamentin e tij dhe brenda pak muajsh ai doli nė rrugė. Ai thotė se as nė zhgjėndrrat e tij mė tė kėqija nuk e kishte pėrfytyruar situatėn nė tė cilėn ndodhet aktualisht pėr shkak tė krizės. Nė Klimaka ai ka edhe njė detyrė tė re. Si pjesė e njė programi riintegrimi, ai pėrpiqet qė tė gjejė njė punė ose mė mirė ta zėrė veten me punė tė pėrditshme vullnetare. Ata qė janė pjesė e programit mund tė gatuajnė, tė pastrojnė, apo tė transportojnė sende tė ndryshme ditėn dhe natėn, njerėz tė pastrehė nėpėr strehėt e ngritura posaēėrisht pėr tė kaluar kėto net tė errėta dhe tė ftohta dimri. Janė vende qė ndodhen veēanėrisht nėpėr lagjet periferike dhe nė Pire, madje nė afėrsi tė vendeve qė kanė qenė qendra tė luksit dhe tė modės.
    Megjithatė, ende nuk ka njė vlerėsim tė qartė dhe tė besueshėm tė shifrave tė kėtyre “tė varfėrve tė rinj” qė po shtohen pėrditė e mė shumė nė Athinė dhe nė tė gjitha qytetet e Greqisė. Kjo, pėr shkak se studimet e duhura mungojnė. Familjet mund tė gjejnė dhe janė duke gjetur shpesh mbėshtetje te tė afėrmit e tyre qė mund tė jenė ende tė paprekur nga kriza. Bėhet fjalė pėr ata qė mund tė kenė mbetur pa shtėpi, si pasojė e humbjes sė tyre nga mungesa e pagesės sė kredive. Humbja e vendeve tė punės, ulja e pensioneve dhe shtimi i taksave i kanė ulur ndjeshėm tė ardhurat personale e ato familjare dhe kjo e ka bėrė shpesh tė pamundur pagimin e kredive.
    Ndėrkohė, njė gjė ėshtė me tė vėrtetė e sigurt: viktimat mė tė mėdha tė krizės janė tė rinjtė qė pėrbėjnė edhe numrin mė tė madh tė tė papunėve. Janė kryesisht tė rinjtė qė janė diplomuar e specializuar dhe nuk po mund tė gjejnė dot jo vetėm punė brenda profesionit tė tyre, por as punė tė dorės sė dytė, sepse janė “tė mbikualifikuar”, por mbi tė gjitha, sepse nuk ka vende edhe pėr punė tė dorės sė dytė dhe me pagesa tė ulėta. Pyetja qė bėhet tani pėrditė nė Greqi, dhe me miratimin e paketės sė re tė shkurtimeve financiare, ėshtė se dhe pėr sa kohė do tė vazhdojnė grekėt qė tė rezistojnė nė barrėn e njė krize tė tillė?” Ajo qė ėshtė e qartė, ėshtė se nė vitin 2010 thuajse 285///////// e grekėve ose 3.03 milionė njerėz jetonin nė prag tė varfėrisė, ose tė asaj qė quhet “pėrjashtim social”. Kjo, sipas shifrave tė publikuara kėtė javė nga Eurostat, qė ėshtė edhe agjencia e statistikave tė Bashkimit Europian. Me recesionin qė ėshtė thelluar shumė dhe po ndodh vazhdimisht, duket se numri i grekėve tė varfėr mund tė jetė dyfishuar gjatė vitit qė shkoi dhe muajve tė parė tė kėtij viti me tė vėrtetė tė vėshtirė pėr tė gjithė. Manos ėshtė njė burrė mes tė 50-ave dhe ėshtė pjesė e “tė varfėrve” tė Greqisė. Ai ėshtė njė nga tė shumtėt qė ēdo drekė vjen pėr tė ngopur barkun me njė supė falas nė njė nga pikat e pritjes nė qendėr tė Athinės. Ai ėshtė njė nga tė shumtėt qė shkojnė nė kėtė vend dhe drejtuesi i kėsaj zone thotė se ndėrkohė qė dy vjet mė parė i njihnin tė gjitha fytyrat e tė varfėrve, tani ata janė bėrė aq shumė, sa nuk mund t’ua fiksosh dot mė. Kur hapen dyert e kuzhinave apo ambienteve ku serviret ushqimi falas, njerėzit futen me vrull brenda. Manos zakonisht merr njė supė me makarona dhe njė copė bukė. Ndėrsa ha i qetė nė njė cep, rrėfen historinė e tij tė humbjes sė apartamentit, qė ėshtė historia e pjesės mė tė madhe tė atyre qė mbushin kuzhinat e supės. Ai rrėfen se ishte njė shitės dhe tregtar i vogėl i ndershėm qė jetonte me punė dhe me djersėn e ballit dhe tani ka mbetur pa gjė. Edhe pse i varfėr e i shkatėrruar, njė njeri qė fle nėpėr stola parqesh, ai nuk ka hequr dorė nga shpresa dhe mendon se njė ditė mund ta rimarrė shtėpinė e tij, biznesin e humbur dhe t’i rikthehet jetės normale tė dikurshme, duke u pėrpjekur tė harrojė kėto vite katastrofike tė jetės sė tij dhe familjes. Njė psikologe qė merret herė pas here me kėta njerėz tė varfėr dhe tė traumatizuar, thotė se pasojat e krizės i kanė thyer athinasit. Ajo ka njė linjė shėrbimi dhe konsultash 24-orėshe dhe ndėr tė tjera thotė se edhe pse nuk ėshtė zyrtare, numri i vetėvrasjeve ėshtė rritur shumė. Sipas saj, ėshtė dyfishuar nė vitin 2011 krahasuar me vitin 2010. Pjesa mė e madhe e atyre qė e telefonojnė janė gra, ndėrkohė qė ata qė vetėvriten nė shumicė janė burra. Greqia tradicionalisht ka pasur njė nga pėrqindjet mė tė ulėta tė vetėvrasjeve nė Europė, por kjo rritje ėshtė bėrė nė tė vėrtetė dramatike. Dhe situata mund tė shkojė edhe mė keq.

    Bota Sot

  11. #940
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,619

    Gabim

    Tė mbėshtjellė nė plastikė



    Ēdo vit nė botė prodhohen 265 milionė tonė plastikė. Njė pjesė e mirė hidhet menjėherė pas pėrdorimit. Shumė pak vende e riciklojnė vėrtet plastikėn

    Plastika ėshtė kudo: gjendet nė oqeane, zbukuron anash kanalet dhe lumenjtė, por mund tė pėrfundojė edhe nė stomakėt e kafshėve, zogjve dhe gjallesave ujore. Nė shumė vende nė zhvillim mbeturinat plastike janė pothuajse njė zbukurim: nėpėr rrugėt e Indisė, rreth e rrotull qyteteve, nėpėr fshatrat afrikanė dhe stacionet e Amerikės Latine. Kėto mbeturina nuk mblidhen dhe tė depozitohen diku, por digjen nė natyrė duke ndotur mjedisin. Nė fakt nuk ka tė dhėna tė sakta globale pėr shkallėn e vėrtetė tė problemit, por sipas tė dhėnave tė “European packaging and films association” (Pafa) ēdo vit nė botė prodhohen 265 milionė tonė materiale plastike. Nė Britaninė e Madhe, tė paktėn dy tė tretat materialeve plastike prodhohen pėr ambalazh. Nė nivel botėror ekuivalentja do tė ishte 170 milionė tonė plastikė, qė pėrdoret maksimalisht vetėm njė herė.
    Edhe pse nė Europė riciklohet 33 pėr qind e materialeve plastike, pjesa tjetėr, ose 113 milionė tonė mbeturina, pėrfundon nė plehra ose digjet. Njė sasi e ngjashme, qė me siguri nėnvlerėsohet, do tė ishte mė se e mjaftueshme pėr tė mbėshtjellė tė gjitha Shtetet e Bashkuara (duke pėrjashtuar Alaskėn dhe ishujt). Nėse bota do t’i riciklonte kėto mbeturina me ritmin amerikan, pra me 15%, do tė prodhonte njė sasi tė mjaftueshme plastike pėr tė mbėshtjellė ēdo vit Kinėn.
    Japonia ėshtė njė nga vendet nė botė qė riciklon mė shumė materiale plastike. Sipas Institutit japonez pėr Menaxhimin e Mbetjeve Plastike, nė vitin 2010 u ricikluan 77% materiale plastike, mė shumė krahasuar me vitet 2006 (73%) dhe 1996 (39%). Pėr depozitimin dhe trajtimin e materialeve plastike shteti ka miratuar shumė ligje, duke filluar qė prej vitit 1997, kur firmat e mėdha dhe konsumatorėt u detyruan pėr herė tė parė tė ndanin materialet plastike nga mbeturinat e tjera. Nė vitin 2006, Japonia ricikloi 2,1 milionė tonė mbeturina plastike, ndėrkohė qė 4,8 milionė tonė iu nėnshtruan “riciklimit termik”, pėr t’i shndėrruar mbeturinat nė substanca tė vlefshme kimike, ose pėr t’i djegur dhe pėr tė prodhuar energji. “Do tė ishte mirė qė prodhuesit tė reduktonin sasinė e ambalazhit, ka thėnė Kevin Carroll, i grupit kėshillimor mjedisor. “Japonia e tepron me veshjet e jashtme. Pėr shembull njė ushqim ėshtė i ambalazhuar mirė me material plastik dhe kur tregtohet futet sėrish nė njė qese tjetėr plastike. E njėjta gjė vlen edhe pėr produktet e tjera”.
    Emetimet
    Si do tė ishte bota pa plastikėn? Vitin e kaluar njė firmė austriake mjedisore u pėrpoq ta imagjinonte kėtė gjė: nėse pėr mallrat, fermerėt, tregtarėt dhe konsumatorėt do tė pėrdornin drurin, porcelanin dhe veshjet prej qelqi e kartoni, ambalazhet do tė shtoheshin 3,6 herė, gjė qė do tė kėrkonte dyfishin e energjisė dhe gazi serė qė do tė emetohej nė atmosferė do tė ishte 2,7 herė mė shumė. Sipas “Pafa”-s, prishja e ushqimit nga prodhimi deri nė tavolinė ėshtė 3 pėr qind nė botėn e industrializuar dhe 50 pėr qind nė vendet nė zhvillim, ku paketat, arkat, tabakatė dhe qeset e plastikės nuk janė shumė tė pėrhapura. “Pėr shkak tė pėrmbajtjes sė lartė tė dyoksidit tė karbonit tė prodhuar nga dieta jonė, ėshtė llogaritur se pėr ēdo ton plastikė tė prodhuar, kursehen pesė tonė”, thekson Barry Turner, pėrgjegjės i “Pafa”-s. Njė opinion i ēuditshėm ėshtė ai i aktivistit Julian Kirby nga “Friends of the Earth”, pėr tė cilin groposja e mbeturinave plastike nuk do tė ishte njė mėnyrė e mirė pėr tė “zhdukur” dioksidin e karbonit. Duke u pėrqendruar te ky i fundit dhe ndryshimet klimatike, po harrohet arsyeja e vėrtetė se pėrse qeset plastike dhe ambalazhet nė pėrgjithėsi kanė tėrhequr vėmendjen e opinionit publik, pavarėsisht se janė njė produkt tepėr i dukshėm i pjesės konsumatore tė shoqėrisė.
    Disa shtete janė kundėr pėrdorimit tė qeseve plastike. Po ashtu shumė artikuj “etikė” (nga mbėshtjellėset e panineve tek ato tė pelenave tė fėmijėve) e vėnė theksin te pėrdorimi i materialeve plastike biodegraduese tė bėra me produkte natyrore, si amidoni i misrit, ose me njė shtesė tjetėr tė veēantė qė ndihmon nė dekompozimin e plastikės. Por kėto janė procese shumė tė kushtueshme dhe mbeten tė shkruara vetėm mbi letėr. Po ashtu, 47 grupe industriale kanė bashkuar forcat pėr tė financuar kėrkime tė reja dhe pėr tė bėrė ē’ėshtė e mundur qė materialet plastike tė mos pėrfundojė nė det. Ndėrkohė nė tokė qeveritė po pėrpiqen tė adaptojnė njė sistem qė pėrdoret nė shtetet europiane, pėr tė reduktuar nė maksimum ndotjen nga mbeturinat plastike.

    Bota Sot

Faqja 94 nga 236 I pariI pari ... 44849293949596104144194 ... E funditE fundit

Tema Tė Njėjta

  1. Kuriozitete nė Mjekėsi
    By Don Roberti in forum Mjekėsi – bioetikė & Biologji
    Pėrgjigje: 45
    Postimi Fundit: 04-10-2012, 21:52
  2. 8 Kuriozitete mbi Gjumin
    By Marisa in forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi Fundit: 11-09-2008, 12:07
  3. Kuriozitete mbi Tiranen
    By Marisa in forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi Fundit: 30-08-2008, 01:10
  4. Kuriozitete !!!
    By Giovanni in forum Shkencė
    Pėrgjigje: 15
    Postimi Fundit: 05-10-2007, 18:21

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •